Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
Titulli: Egjiptianët kundër sundimit të Mubarakut (Video) Wed 26 Jan 2011 - 9:43
EGJIPT, 25 JANAR (REL) – Mijëra egjiptianë kanë protestuar, duke kërkuar fundin e sundimit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak. Ata janë përleshur me policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji kundër protestuesve. Rreth 20,000 persona të tubuar nga shumë qytete në Kajro, brohorisnin “Tunizi, Tunizi”. Egjiptianët kanë të njëjtat ankesa që çuan dhe tuzianët në rrugë: rritjen e çmimeve të ushqimit, varfërinë dhe sundimin autoritar. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë se “Qeveria e Egjiptit është e qëndrueshme”. “Vlerësimi ynë është se Qeveria egjiptiane është e qëndrueshme dhe është në kërkim të mënyrave për t’iu përgjigjur nevojave legjitime dhe interesave të popullit egjiptian”, ka thënë Klinton. Egjipti është një nga aleatët më të vendosur të Uashingtonit në Lindjen e Mesme dhe një nga përfituesit kryesorë të ndihmës amerikane. TRT: Protesta të ngjashme me ato në Tunizi fillojnë të përjetohen edhe në Egjipt Protestat në Tunizi janë përhapur edhe nëpër vendet e tjera të Lindjes së Mesme. Grupet kundër qeverisë në Egjipt kanë bërë demonstrata në kryeqytetin e Kajros. Bëhet e ditur se edhe nëpër qytetet e tjera të Egjiptit janë bërë demonstrata. Demonstruesit e mbledhur përpara Gjykatës së Kushtetutës kanë kërkuar liri politike dhe reforma në ekonomi. Opozitarët kanë njoftuar se ata janë organizuar me anë të network-ut social dhe se rreth 87 mijë persona kanë dhënë fjalën për pjesëmarrje në manifestime. Megjithëse partia e Vëllezërve Myslimanë dhe Partia Liberale kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në protesta, ata nuk treguan një qëndrim pengues për ata që duan të marrin pjesë. Kurse qeveria egjiptiane demonstratat i kanë komentuar si “mosbindje civile”.