Dijetarët
muslimanë ftojnë që presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, të japë
dorëheqje dhe të largohet nga populli egjiptian, ashtu që, t’ju jepej
liria për të vendosur vetë se kush do t’i qeverisë ata. Në të njëjtën
kohë, dijetarët, përmes paraqitjes së tyre, paralajmëruan edhe
demonstruesit egjiptianë se grabitjet dhe thyerjet janë shkatërrime që
nuk duhet vepruar.
Kryetari i ligës së dijetarëve të sunitëve,
Ahmed Er-Rejsuni,
ka apeluar që presidenti të jep dorëheqje, ngase populli i tij nuk ka
nevojë për takime e bisedime, dhe, duke iu drejtuar Mubarakut, ai tha:
“Populli
egjiptian nuk pranon më pretendimet e tua, ata nuk kërkojnë nga ti
asgjë tjetër, pos që të largohesh prej tij dhe ai të lirohet nga ju.” Ai, gjithashtu, përkujtoi Mubarakun se askush nga populli nuk beson se
ai ndonjëherë është zgjedhur nga populli si president, si në herën e
parë, ashtu edhe në herët e tjera, dhe se ai e di shumë më mirë sesi u
bë president i Egjiptit dhe si e mban atë tani.
Në anën tjetër, thirrësi muslimanë,
Prof. Ahmed Husejn El-Kudat, i ka përkrahur kërkesat e popullit egjiptian dhe njëkohësisht i apeloi
ushtrisë egjiptiane që të jenë krah për krah me popullin egjiptian për
ta larguar Husni Mubarakun, regjimin dhe bandën e tij.
El-Kudati mbështeti Presidentin e Unionit ndërkombëtar të dijetarëve
muslimanë, Dr. Jusuf el-Kardavi, që kryetari egjiptian të largoheshin
menjëherë. Ai theksoi se Mubaraku duhet të marr shembull nga tirani në
Tunizi dhe ai të largohet menjëherë.
Dijetarët egjiptianë i kanë ftuar edhe demonstruesit që të qëndrojnë
larg demolimit të objekteve shtetërore dhe private, grabitjes dhe
plaçkitjes, pasi që kjo, sipas parimeve të Islamit, konsiderohet si lloj
i vjedhjes dhe përmbysjes së shoqërisë. Kurse, Allahu ka porositur të
ndjekim rrugën e mirësisë dhe të largohemi nga rruga shkatërruese dhe e
korruptuar.
(Breziiri)