Disa dijetarë të ashtuquajtur selefi në Egjipt duke kritikuar qëndrimet e fundit të dijetarit të madh
Jusuf Al Kardavi, thanë se veprimi i tij ishte jashtë kornizës së legjislacionit islamik.
Televizioni ‘Ixhtihad’ duke cituar rrjetin egjiptian ‘Anbaukum’ bënë të ditur se Shejh
Ibrahim Raf’at, aktivist selefit i Egjiptit dhe dr.
Muhamed Al Saidi, pedagog në Universitetin ‘Umul Kur’a’ në Egjipt, duke kritikuar ashpër deklaratën e Shejh Jusuf Kardavit, theksuan:
“Ngjarjet që po ndodhin këtyre ditëve në Egjipt për ta larguar
nga pushteti Hosni Mubarakun, nuk mund të justifikohen me sheriat dhe
islami nuk lejon që një funksionar të shkarkohet në këtë mënyrë.”
Ata duke shprehur keqardhje me kërkesat e Kardavit në lidhje me largimin e
Hosni Mobarakut, theksuan se
Jusuf Kardavi ka vepruar jashtë dispozitave të sheriatit dhe deklaratat e tij nuk i ngjajnë një dijetari fetar.
(Irib)
- Cito :
- Këta janë Vehabo-Selefistët të pagujtur nga anglija ja cilin e përkrahin bash kryetarine vet që janë të njejtë me Mubarakun.