Kajro - Parlamenti Egjiptian ka kaluar një ligj i cili nuk lejon që zyrtarët e lartë të epokës së Mubarakut të kandidojnë për President të Republikës në zgjedhjet që do të zhvillohen në maj. Kjo do të thotë se ish-zv/Presidenti i Egjiptit, Omar Suleiman, nuk do të lejohet të vazhdojë garën për t’u bërë President i vendit.
Por, ligji vjen në fuqi vetëm nëse miratohet nga Këshilli i Lartë Ushtarak që mori drejtimin e vendit vitin e kaluar pas rrëzimit të Mubarakut.
Ligji i ri po ashtu ndalon nga kandidimi çdo kryeministër të dhjetë viteve të fundit. Me këtë synohet që të mos i lejohet kandidimi kryeministrit të epokës së Mubarakut, Ahmed Shafiq.
Por, ky ligj nuk ndalon të kandidojnë ish-ministrat. Kjo do të thotë se kandidatët aktualë liberal dhe ish-ministri i Jashtëm, Amr Moussa, do të mund të kandidojnë për President./Start/