“Ndërtesat historike të Perandorisë Osmane në Egjipt do të restaurohen në kuadër të një projekti të përbashkët egjiptiano-turk” -, deklaroi Muhamed Ibrahim, ministri egjiptian i Antikitetit.
Ibrahim lëshoi një deklaratë me shkrim, në të cilën thuhej se ndarja e informacionit dhe burimeve midis autoriteteve turke dhe egjiptiane do të ishte primare gjatë restaurimit dhe se marrëveshja mbi këtë projekt do të firmosej së shpejti.
Duke shprehur dëshirën e tyre për bashkëpunim me vendet për ruajtjen e trashëgimisë së tyre historike në Egjipt, ministri u shpreh se Turqia është një vend i tillë dhe se marrëdhëniet e ngushta me Turqinë, sidomos në këtë moment, kanë krijuar terrenin për një bëshkëpunim të tillë.
Ambasadori i Turqisë në Egjipt, Hysejin Avni Botsali deklaroi, se të dy palët do të kenë një takim, ku do të diskutohen çështjet protokollare për restaurimin e ndërtesave historike. Shumë ndërtesa historike nga periudha e Perandorisë Osmane, duke përfshirë xhaminë e Imam Shafiut në Kajro, teqeja dervishiane e Sulltan Mahmud në Aleksandri dhe Xhamia Terbana në Aleksandri do të restaurohen në kuadër të këtij projekti. /ardhmeriaonline/