Votimi për kushtetutën në Egjipt po zhvillohet normalisht, pa ndonjë shkelje të madhe të raportuar.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Kajro, Ed Yeranian, flet për numër të madh të qytetarëve që presin në radhë për të votuar.
Presidenti Muhammad Morsi dhe mbështetësit e tij islamikë thonë se dokumenti do ta shtyjë vendin më afër demokracisë.
Kritikët, përfshirë liberalët, laikët dhe të krishterët, mendojnë se kushtetuta është shumë islamike dhe se shkel disa të drejta themelore.
Mbi 26 milionë votues pritet të hedhin votat e tyre sot, ndër 25 milionë të tjerë javën e ardhshme.
Votimet e sotme mbahen në dhjetë provinca, përfshirë Kajron dhe Aleksandrinë./rfe/