Mbështetësit e presidentit Egjiptian Muhamed Mursi vazhdojnë të protestojnë, pavarësisht formimit të qeverisë së re nga lideri i përkohshëm pas grusht-shtetit.
Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në përkrahje të presidentit të parë të zgjedhur në zgjedhje të lira. Sheshet kryesore ku po mbahen këto tubime madhështore janë Rabia Al Adauiyah dhe Nasr City.
Kërkesat e tyre janë rikthimi i presidentit Mursi si dhe vazhdimi i procesit të tranzicionit demokratik pas dekadave të regjimit të Husni Mubarakut.