Me mijëra persona janë grumbulluar në sheshin Tahrir në Kajro, për të protestuar kundër vendimit të ri Këshillit Ushtarak, për të mos i deleguar të gjitha fuqitë presidentit të ri të vendit.
Protesta është organizuar nga Vëllazëria Muslimane, që pretendon se kandidati i saj, Mohammed Mursi, ka fituar në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Rivali i tij, ish-kryeministri Ahmed Shafiq, gjithashtu pretendon se ka fituar.
Ndërsa egjiptianët votuan, këshilli i gjeneralëve shpërbëu parlamentin dhe mori në dorë të gjithë fuqinë ligjvënëse për vete.
Sipas korrespondencëve ndërkombëtare, Këshilli i Lartë është duke vepruar me bindjen se në fund do të jetë Mursi ai që do të shpallet fitues.
Grupime të aktivistëve e kanë përshkruar lëvizjen e autoriteteve si një grusht të mirëfilltë shteti. /tch/