Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Vazhdojnë protestat në SHBA: "Nëse nuk ka drejtësi nuk ka as paqe" | |
- Pas Fergusonit dhe vrasjes së afro-amerikanit Michael Brown, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë organizuar protestat e reja të qytetarëve për shkak të rastit të ri me prejardhje racore. Qytetarët amerikan dhe dje kanë dalë në rrugët e New York-ut dhe Washingtoni-t në mënyrë që të shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me vendimin e jurisë për të mos ndjekur penalisht policin e bardhë i akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit Eric Garner, raporton Anadolu Agency (AA). Ndërkohë ky rast ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik kur në internet u shfaq video në të cilin shihet se polici Daniel Pantaleo e shtrëngon në fyt 43-vjeçarin Eric Garner, i cili vuante nga astma, teksa ky thërriste "Nuk marr dot frymë!". Garner vdiq disa minuta më vonë nga ndalimi i zemrës. Vendimi i gjykatës për të mos e akuzuar policin për vdekjen e njeriut me ngjyrë, Eric Garner ka nxitur një debate serioz për shfaqjen e racizmit dhe diskriminimit në Shtetet e Bashkuara. Në shenjë proteste me mijëra protestues janë mbledhur në Foley në New York, ku brohorisnin me slogane të tilla si "Nëse nuk ka drejtësi nuk ka as paqe". Të mbledhurit pas kësaj marshuan në disa zona të Mahnattanit. Herë pas here ka pasur edhe konfrontime mes policisë dhe protestuesve të cilët u përpoqën të bllokojnë trafikun në këto zona. Protestat janë mbajtur edhe në sheshin "Times Square" ku në orët e vona të mbrëmjes pati konfrontime në mes të forcave të rendit dhe protestuesve. Me këtë rast policia arrestoi një numër të madh të personave të cilët bllokuan rrugën, pavarësisht paralajmërimeve të policisë që të shpërndaheshin. Një grup tjetër i protestuesve bllokuan trafikun para qendrës Barclay në Brooklyn. Protestuesit të mbledhur kanë hyrë në valixhet që mbanin me vete dhe kështu për 15 minuta bllokuan trafikun në këtë pjesë të qytetit. Sipas informacionëve të fundit, gjatë protestave të djeshme në New York janë arrestuar mbi 80 persona. Përveç se në New York edhe në Washington janë mbledhur qindra njerëz për të shprehur pakënaqësinë për shkak të vendimit të gjykatës që polici mos të akuzohet për vdekjen e Garnerit. Protestuesit marshuan drejt ndërtesës së Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe me këtë rast brohorisnin me slogane: "Policia raciste" dhe "Nuk duam policë vrasës". Përveç në Washington dhe New York, protestat janë mbajtur edhe në Chicago, Ferguson, Los Angelos dhe Boston.:
| |
|