Seanca e mbylljes së bisedimeve të premten pritet të jetë kryesisht ceremoniale, pa rezultat konkret.
E premte 31 Janar 2014 12:20
Sesioni i së premtes, mbyllja e bisedimeve për paqe në Siri të mbajtura në selinë e OKB-së në Gjenevë pritet të jetë kryesisht ceremoniale, regjimit dhe opozita siriane pritet të takohen përsëri më 10 shkurt.
Lakhdar Brahimi, ndërmjetës në këto bisedime, është shprehur i zhgënjyer pasi nuk ishte e mundur të arrihet marrëveshje për të lejuar hyrjen e konvojit me ndihma në qytetin e rrethuar të Homsit.
Brahimi ka thënë se regjimi sirian dhe opozita arritën një “zgjidhje të pjesshme për kampin e refugjatëve Yarmouk, por nuk ka marrëveshje për evakuimin e fëmijëve dhe grave në Homs.”
Brahimi gjithashtu ka konfirmuar hyrjen e një sasie të ndihmave në kampin e refugjatëve palestinez Yarmouk.
Të dy palët, regjimi sirian dhe opozita, nuk hynë në dialog të drejtpërdrejt, por paraqiten pikëpamjet e tyre nëpërmjet përfaqësuesit të caktuar nga Kombet e Bashkuara dhe Lidhja Arabe, Lakhdar Brahimi.
Delegacioni i Asadit pranoi të diskutoi javën që shkoi, por me disa rezerva.
Ata thanë se të gjitha çështjet duhet të trajtohen një nga një dhe tema e parë duhet të jetë “lufta me terrorizmin.”
Në anën tjetër, Koalicioni Kombëtar Sirian, kanë kërkuar t'i jepet prioritet përpjekjeve për të formuar një qeveri kalimtare, që nga opozita shihet si zgjidhje kryesore për problemet e vendit.
Në qoftë se palët mund të bien dakord për negociata pas mbylljes së bisedimeve të premten, një raund i ri do të fillojë më 10 shkurt.
Më shumë se 100.000 njerëz janë vrarë dhe rreth nëntë milionë janë zhvendosur që nga shpërthimi i luftës civile në Siri.
Mbi dy million refugjatë sirianë janë regjistruar në Turqi, Liban dhe Irak./mesazhi/