Siria ka nënshkruar një marrëveshje me Iranin, ku ky i fundit ka lejuar dërgimin e aeroplanëve sirian në Iran, që të mbrohen nga sulmet e mundshme nga SHBA-ja dhe aleatët e saj. Lajmi njoftohet nga e përditshmja gjermane Der Spiegel.
Marrëveshja vie pas kërcënimit të Amerikës për të sulmuar objektivat e regjimit sirian si dënim për përdorimin e armëve kimike kundër popullit të vet.
Duke marrë parasysh thirrjet e Obamës për miratimin e sulmeve ndaj regjimit, me sa duket dy vendet kanë bërë planifikimin e detajuar, meqë në këtë rast aleati më i fortë ushtarak do të ishte vetë Irani. Der Spiegel thotë se disa nga avionët ushtarak sirian janë dërguar në Iran, në mënyrë që të shpëtojnë nga sulmet e mundshme amerikane dhe më pas të përdoren nga ana e regjimit.
Siria nuk ndan kufi me Iranin, por lidhet me të përmes Irakut verior, dhe kjo është rruga më e mundshme që avionët do të kalojnë. /mesazhi/