Tajlanda ka filluar negociatat për paqe me myslimanët vendas të cilët kanë qenë të shtypur për një kohë të gjatë. Bisedimet synojnë dhënien fund të konfliktit njëdekador në tri krahinat jugore të vendit.
Raundi i parë i bisedimeve ka filluar sot, dhe po zhvillohet mes zyrtarëve të sigurisë tajlandeze dhe përfaqësuesve të grupit Barisan Revolusi Nasional. Bisedimet po zhvillohen në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.
Më shumë se 5300 myslimanë në Tajlandë janë vrarë gjatë dhjetë viteve të fundit, pasi kërkesa e tyre për një rajon autonom në provincën jugore të Tajlandës ishte kërkesë e papranueshme.
Edhe në të kaluarën, Tajlanda dhe Malajzia kanë tentuar, por nuk arritën për ndërmjetësimin e bisedimeve.
Analistët parashikojnë se paqja mund të shtyhet për disa vite, ndonëse hapi i parë është hedhur.
/mesazhi/