Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Mysliman e ndalon përgjigjen ndaj Sisit
Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Mysliman i udhëhequr nga dijetari i njohur i Katarit, me origjinë nga Egjipti, Dr. Jusuf El-Kardavi e ka ndaluar për egjiptianët që ti përgjigjen thirrjes së Gjeneralit Abdulfetah Sisit. Më parë Sisi ju kishte bërë thirrje egjiptianëve për të demonstruar nesër, e Premte, për të ia dhënë legjitimitetin në luftë ndaj terroristëve.
Sipas ‘’AP ’’, Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Mysliman me seli në Doha të Katarit e ka lëshuar një deklaratë për media me anë të së cilës ka ndalur përgjigjen e çdo thirrje e cila nxit për luftë civile, apo për të mbuluar dhunën kundër cilësdo parit, apo për të ndezur përçarje që do të qonin drejtë rebelimit të qytetarëve.
Ndërsa të Mërkurën, Sisi në një fjalim të mbajtur u kishte bërë thirrje të gjithë egjiptianëve të ndershëm dhe besnik që medoemos të Premten të dalin në një protestë gjithë popullore në mënyrë që ti jepnin legjitimitet dhe urdhër ushtrisë dhe personalisht Sisit në përballje ndaj dhunës dhe terrorizmit.
Ndërsa në deklaratën e lëshuar kërkohet nga: Të gjithë egjiptianët, popull dhe parti, ushtri dhe polici të ruajnë qetësinë e vendit të tyre të dashur për të gjithë që të parandalojnë çdo kënd që thërret për luftë civile duke i kthyer në humbës të vërtetë.
Ky union po ashtu ka deklaruar se analistët kishin kuptuar nga deklarata e Sisit një thirrje për të mbuluar dhunën e përdorur ndaj protestuesve si dhe për të justifikuar veprimet e tyre të deritashme dhe të ardhshme të dhunës që është përdorur dhe që do të përdoret ndaj protestuesve paqësore të Egjiptit.
E po ashtu deklarata e Unionit kishte shtuar se: Kjo thirrje është një nxitje për luftë civile pas një heshtje që po e bëjnë protestuesit para vrasjeve, dhunës, frikës dhe veprimeve tjera terroriste për afro një muaj.
E po ashtu u bëri thirrje: Të gjithë egjiptianëve që të tejkalojnë këtë situatë me urtësi dhe mençuri duke i dhënë përparësi interesave të përgjithshme të Egjiptit. Të ruajnë qetësinë e protestave duke vazhduar me durim dhe vetëpërmbajtje pavarësisht situatave dhe gjendjes që mund të krijohet.
Ky Union po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha vendeve islame dhe vendeve që dëshirojnë paqe dhe qetësi në botë, vendeve demokratike dhe atyre të qytetëruara që urgjentisht të ndërmarrin një iniciative për të zgjidhur sa më shpejtë këtë situatë të rëndë që është shkaktuar në Egjipt. Situatë kjo që po e rrezikon sigurinë e Egjiptit, të kombit arab dhe të mbar myslimanëve duke e kanosur me rreziqe dhe të papritura që nuk mund të i parashikoj askush pasojat e tyre.
Në deklaratë e tij, Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Mysliman, po ashtu ka shfaqur edhe habinë e tij se si mundet që një thirrje e tillë të dal nga Gjenerali Abdulfetah Sisi dhe nga Ministria e Mbrojtjes e jo të dal nga Presidenti i Përkohshëm i vendit apo nga Kryeministri i Egjiptit në mënyrë që të dëshmohet para botës se grusht-shteti ushtarak i organizuar ditë më parë ka plotësuar të gjitha dispozitat dhe kushtet që duhet ti plotësojë një grusht-shtet ushtarak ??.
Vlen të ceket po ashtu se dijetari i njohur i botës islame, Dr. Jusuf El-Kardavi, ditë më parë e kishte dhënë edhe një deklaratë me të cilën kishte obliguar të gjithë egjiptianët që të dalin në mbrojtje dhe përkrahje të Presidentit Muhamed Mursi.