Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, e cila është duke e mbikëqyrur shkatërrimin e arsenalit kimik të Sirisë, ka fituar sot Çmimin Nobel për Paqe.
Komiteti Norvegjez i Nobelit, me rastin e ndarjes së çmimit tha se mbikqyrësit e armëve kimike janë duke punuar për të shkatërruar rezervat e tyre, duke shprehur nevojën për të rritur përpjekjet për të qëndruar larg armëve të tilla.''
“Konventat dhe puna e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë përcaktuar përdorimin e armëve kimike si një ndalim strikt sipas ligjit ndërkombëtar,'' tha komiteti.
Çmimi me vlerë prej 1.25 milion dollarë do të paraqitet në Oslo më 10 dhjetor, e që përkon me përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez Alfred Nobel.
Por korrespondenti i Al Jazeera thotë se lufta në Siri është ndezur edhe më shumë, dhe se lajmi i këtij çmimi nuk ka gjasa të ndikoj në konflikt, pasi më shumë njerëz janë vrarë nga armët konvencionale se sa nga armët kimike. /mesazhi/