Ekspertët e organizatës për ndalimin e armëve kimike kanë nisur asgjësimin e arsenalit kimik të Sirisë. Misioni i tyre filloi pas miratimit të rezolutës së OKB-së, e cila detyreon regjimin e Bashar Al Asad që deri në vitin 2014 të pastrojë vendin nga armatimi kimik.
Ndërsa sapo ka filluar procesi i shkatërrimit, makineritë e posaçme po coptojnë kokat raketore dhe mbushjet toksike, të cilat vranë mijëra civil në mbarë vendin.
Pasi është arritur shmangie e ndërhyrjes ushtarake ajrore nga ana e Shteteve të Bashkuara në Siri, sulmi kimik i 21 gushtit në periferi të Damaskut ka ngritur dyshime për sinqeritetin e vendeve perendimore, të cilat kanë deklaruar se përdorimi i armatimit kimik paraqet “vijën e kuqe” të durimit.
Ndonëse Shtetet e Bashkuara dhe fuqive të tjera perëndimore deklaruan qartazi se sulmi në Damask ishte vepër e regjimit të Bashar al-Assadit, vetë regjimi nuk e pranoi kurrë një gjë të tillë, përkundrazi, krimin e rëndë ia faturoi çlirimtarëve që kërkojnë rrëzimin e qeverisë. /mesazhi/