Ilhan Bradakçi, një gazetar dhe shkrimtar i njohur turk,shkon të vizitojë Jerusalemin.Përderisa e viziton Mesxhid -i Aksanë ia tërheq vëmendjen një plak i ulur në një cep të sheshit.Ajo çka i tërhoqi vëmendjen tek plaku ishte mënyra se si ky njeri plak qëndronte pa lëvizur fare me sytë të drejtuar përapa.E pyeti shoqëruesin e tij për atë se kush ishte ai person.Kurse ky iu përgjigj :" Një person i çmendur!. "
Ilhan Bradakçi hyn bredna në Mesxhid-i Aksanë e viziton xhaminë,fal namaz dhe në dalje sikur e diça i tërhoqi atë pranë plakut.Kur i afrohet njeriut plak që referoheshin si " si i çmendur" e përshendet plakun dhe pa vetëdije, duke i referuar në turqisht,e pyeti se si është dhe çfarë është duke bërë.Plakut menjëherë i shkëlqejnë sytë.vërehej se përjetonte rastin që pas shumë viteve të takojë një person që i përkiste Perandoris së atëhershme osman.
Edhe pse deri në një nivel nuk mundej të mendohej në mënyrë të shëndoshë,ekzistonte një gjë që kurrë nuk e kishte harruar dhe që kishte hyrë deri në thellësit e damarit të tij.
Ky mision ( davaja ) e tij... Prej ditës që ishte udhëruar me mbajtjen roje,ai këtë gjë nuk e kishte lënë dhe e kishte vazhduar me vite të tëra,ashtu siç ishte pa lëvizur nga vendi dhe pa folur shumë,duke mosmashtruar dhe thyer urdhrin.
Shkrimtari dhe gazetarit të njohur Ilhan Bardakçi i thotë këto fjalë :
" Shiko biri im, e pata një nënoficer Mehmet nga qyteti Tokave të Turqisë.Në betejën e fundit më tha që të mbaja roje mu në këtë vend.Kur të kthehesh në vendin tënd i bën shum të fala dhe përcjellja këto fjalë: " Sadiku nga qyteti Erzurum i divizionit më këtë numër dhe i këtij grupi nuk është larguar nga vendi i tij i rojes ."
Ilhan Bradakçi ngel i shtangur dhe i mbushen sytë me lot. Avash avash,duke ecur mbrapa me një respekt të veçantë largohet pranë tij. Nënoficeri Mehmetin nuk e gjen dot,kush e di se edhe ai kishte ndërruar jetë shumë kohë më parë.
Por në çdo konferencë që merrte pjesë,e tregonte ngjarjen që kishte përjetuar me personin e moshuar në Jerusalem dhe ua përcillte të rinjve përshendetjen e tij të shenjtë.
______________________________________________________
Ky tekst është marrurë nga Revista Zaman e muajit Dhjetor në Gjuhën Shqipe 2010.
Mundësoi : Bujamin Salija