Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Rojtari “i çmendur” i Perandorisë Wed 22 Dec 2010 - 11:10 | |
| Ilhan Bradakçi , një gazetar dhe shkrimtarë I njohur turk, shkon të vizitojë Jerusalemin. Përderisa e viziton Mesxhidi-I Aksan ia tërheq vëmendjen një plak I ulur në një cep të sheshit. Ajo çka ia tërhoqi vërejtjen tek plaku ishte mënyra se si ky njeri plak qëndronte pa lëvizur fare me sy të drejtuar përpara. E pyeti shoqëruesin e ti j për atë se kush ishte ai person. Kurse ky iu përgjigj: “Një person I çmendur!” Ilhnan Bardakçi hyn Brenda në Mesxhid-I Aksa e viziton xhaminë, fal namaz dhe në dalje sikur diçka e tërhoqi atë pranë plakut.
Kur I afrohet njeriut plak që I referoheshin si “I çmendur”, e përshëndet plakun dhe pa vetëdije duke iu referuar në turqisht, e pyet se si është dhe çfarë është duke bërë. Plakut menjëherë I shkëlqejnë sytë. Vërehej se përjetonte rastin që pas shumë viteve të takojë një person që I përkiste Perandorisë së atëhershme osmane. Edhe pse deri në një nivel nuk mundej të mendojë në mënyrë të shëndoshë, ekzistonte një gjë që kurrë nuk e kishte harruar dhe që I kishte hyrë deri në thellësinë e damarit të tij….Prej ditës që I ishte urdhëruar me mbajtjen roje, ai këtë gjë nuk e kishte lënë dhe e kishte vazhduar me vite të tëra, ashtu siç pa lëvizur nga vendi dhe pa folur shumë, duke mos e mashtruar dhe thyer urdhërin . Shkrimtarit dhe gazetarit të njohur Ilhan Bardakçi I thotë këto fjalë: “Shiko biri im, e pata një nënoficer Mehmed nga qyteti Tokat I Turqisë. Në betejën e fundit më tha që të mbajë roje mu në këtë vend. Kurt ë kthehesh në vendin tënd I bën shumë të fala dhe përcjellja këto fjalë: “Sadiku nga qyteti Erzurum I devizionit me këtë numër dhe I këtij grupi nuk është larguar nga vendi I tij I rojës”.
Ilhan Bardakçi I ngel I shtangur dhe i mbushen sytë me lot. Avash, avash, duke ecur mrapa me një respekt të veçantë largohet pranë tij. Nënoficerin Mehmetin nuk e gjen dot, kush e di se edhe ai kishte ndërruar jetë shumë kohë më pare. Por në çdo conference qëmerrte pjesë, e tregonte ngjarjen që e kishte përjetuar me presionin e moshuar në Jerusalem dhe ua përcillte të rinjve përshëndetjen e tij të shenjtë. | |
|
raba Motrat islame
Numri i postimeve : 78 Data e regjistrimit : 27/10/2010 Mosha : 35
| Titulli: Re: Rojtari “i çmendur” i Perandorisë Wed 22 Dec 2010 - 12:33 | |
| Allahu te shperbleft per ket tregim shum te mir por edhe te dhimbshem | |
|