Ministria e Wakfit ka njoftuar se ndalohet predikimi i dijetarëve të shquar Selefist në xhami, përveç nëse ata marrin leje paraprake.
Ndalimi përfshin Shejh Ab-Shaq Al-Howaini, Shejh Muhamed Hassan dhe Shejh Muahmed Hussein Jakub. Të tre këta janë anëtarë të Këshillit Selefist të dijetarëve dhe udhëheqës të lëvizjes Selefiste në Egjipt.
Sipas qendrës së informacionit pranë kësaj ministrie, të tre këta dijetarë duhet të kenë leje paraprake nëse dëshirojnë të mbajnë fjalim në ndonjërën nga xhamitë në Egjipt. Mediat njoftojnë se kjo është hera e parë që një masë e tillë është marrë që nga koha kur u rrëzua ish-prsidenti Hosni Mubarak.
Si rezultat i ndalimit, burimet thonë se predikimi nga Shejh Al-Howaini, që ishte planifikuar fillimisht të mbahej javën e kaluar në xhaminë e Al-Hosari, u anulua edhe pse lajmërimi në publik ishte shpallur javë më parë./mesazhi/