Shfaqja kontraverse e sataristit egjiptian Bassem Yousef, e quajtur "El - Bernameg" (Programi) është pezulluar pa kthim, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet kanalit egjiptian CBC dhe regjisorëve të shfaqjes.
Kanali CBS ka vendosur të pezullojë shfaqjen për shkak të kritikave ndaj kreut të ushtrisë, Abdel Fatah Al- Sisi, kritika që shumë i kanë përshkruar si "të parëndësishme", në krahasim me nivelin dhe stilin e kritikës ndaj presidentit Muhamed Mursi, i cili nuk e ndaloi transmetimin e tij përkundër kritikave të pabaza ndaj tij.
Vendimi i CBC -së që të pezullojë shfaqjen reflekton një imazh negativ në botë për gjendjen e demokracisë dhe të lirisë së shprehjes në Egjipt, thanë autorët e programit. /mesazhi/