Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Politikani izraelit kërkon që të ndalohet ezani në Izrael | |
- Siç shkruan "Washington Post", Robert Ilatov, anëtar i partisë ultranacionaliste Yisrael Beitenu, kërkon që në Izrael të ndalohet thirrja e ezanit nga xhamitë. Anëtari i krahut të djathtë i parlamentit izraelit ka propozuat ligjin që do ta ndalonte thirrjen e ezanit në Izrael, ku jetojnë rreth 20 për qind të popullsisë së myslimanëve arabë, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç shkruan "Washington Post", Robert Ilatov, anëtar i partisë ultranacionaliste Yisrael Beitenu, kërkon që në Izrael të ndalohet thirrja e ezanit nga xhamitë. Ai beson se ezani, duke i ftuar besimtarët myslimanë pesë herë në ditë për të kryer namazin, shkakton zhurmë shumë të madhe. Pritet që parlamenti izraelit të diskutojë këtë propozim në mënyrë që të përcaktojë nëse ezani është një problem në shoqërinë izraelite. "Qindra mijëra qytetarë të izraelit, në Galileo, Negev, Jerusalem dhe qytetet e tjera, çdo ditë janë të ekspozuar ndaj zhurmës të krijuara nga muezini i xhamisë", thuhet në projektligjin e propozuar. /aa/:
| |
|