Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Imami në Washington fton të krishterët të luten në xhami | |
- SARAJEVË (AA) - Talib Shareef, imam i Xhamisë Kombëtare në Washington, për "CBN News" amerikane foli për lutjen e fundit Muslimane në Katedralen Kombëtare në Washington, i cili ka nxitur një debat nëse muslimanët mund të luten në vende krishtere të kultit, raporton Anadolu Agency (AA). Mediat amerikane kanë raportuar se Katedralja në Washington ishte e mbushur me tingujt e lutjeve të besimtarëve muslimanë që është, siç thonë ata, një moment historik për dialog dhe bashkëjetesë paqësore të pjesëtarëve të besimeve të ndryshme fetare. Në një pjesë e katedrales u hoqën karriget që të mundësohet vendosja e qilimit në dysheme dhe ambienti u rregullua për besimtarët muslimanë. Në një pjesë të saj ishin vendosur karrige për besimtarët e moshuar që lutjen ta bëjnë ulur. Sipas mendimit të Imam Shareefa, ngjarja ishte një shembull i madh dhe një model i bashkëpunimit ndërfetar që duhet të ndiqet nga vendet e tjera. Shareef tha se ka precedent në mësimet islame në të cilën profeti Muhamed bën thirrje për të krishterët që të luten në xhami. Imam Shareefi thekson së për qëllim të bashkëpunimit ndërfetar dhe dialogut është i gatshëm për të pritur besimtarët e krishterë që të luten në Xhaminë Kombëtare të Washingtonit. Shareef theksoi se organizata terroriste ISIL paraqet kërcënim të paqes dhe dialogut ndërfetar, dhe kjo është një grup i përbërë nga kriminelë dhe dështakë. "I gjithë grupi është i përbërë nga kriminelë," tha Imam Shareef pasi që në Shtetet e Bashkuara gjithnjë e më tepër flitet për kërcënimet e ISIL në vendin e tyre. Ky imam, së bashku me udhëheqësit e tjerë muslimanë në Shtetet e Bashkuara dënoi publikisht sulmet e ISIL duke theksuar se "shumica e botës muslimane, pjesëtarët e ISIL nuk i konsideron musliman".:
| |
|