Luftime të ashpra shpërthyen në afërsi të aeroportit në Bangui, kryeqytetin e Afrikës Qendrore, të mërkurën pasi të krishterët bllokuan përpjekjet e muslimanëve për t’u larguar, kanë thënë dëshmitarët, duke ndërprerë vizitën e një zyrtari të lartë të Kombeve të Bashkuara.
Ish-kolonia franceze është përfshirë nga dhuna pavarësisht nga vendosja e rreth 6,000 paqëruajtësve afrikanë dhe 1,600 trupave francezë për të ndalur dhunën.
Songokoua Yetinzapa, një banor në Bangui ka thënë se përleshjet filluan pasi një grup i muslimanëve u përpoqën të largohen nga qyteti por u bllokuan nga militanët e krishterë.
“Kam dëgjuar se disa janë vrarë, por unë pashë vetëm një musliman të vdekur, i cili u vra nga të krishterët”, tha ai.
Rreth 1 milion njerëz janë zhvendosur nga dhuna në Afrikën Qendrore. Zyrtarët e OKB-së vlerësojnë se të paktën 2,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i krizës, por thonë se shifrat e vërteta do të jetë shumë më të larta, pas zbulimit të varreve masive dhe vazhdimit të vrasjeve./mesazhi/