Kryeministri Rama shfaq racizëm ndaj muslimanvëe për emërimet në administratën shtetërore. I ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, Rama e humbi toruan kur u pyet nga gazetari Blendi Fevziu për publikimet e bëra nga gazeta “Rilindja Demokratike” të disa fotove provokuese në plazh dhe në klube nate të Drejtoreshës së re të Tatimeve, Brisida Shehaj. “Pse çfarë prisni ju, që të marrim vajza me ferexhe për t’i punësuar në administratë”?!, u përgjigj në mënyrë arrogante Kryeministri i vendit, duke poshtëruar Komunitetin Mysliman.
Duke aluduar për fotot e drejtoreshës së emëruar nga ai, Rama tha më tej se, “një parti në opozitë nxjerr në faqen e parë të gazetës së saj një vajzë në plazh dhe të thotë: “Shikojeni këtë! Këto janë për botën e talebanëve dhe jo për botën ku duam të integrohemi. Çfarë prisni ju, që të marrim vajza me ferexhe për t’i punësuar në administratë?! Tani është fillimi i një gjenerate tjetër që do të provojë, do të tentojë dhe mund edhe të gabojë dhe mund të dështojë, por nuk do të bëjë gabimet e së shkuarës”.
Siç u pa nga reagimi revoltues i Kryeministrit të vendit në “Opinion”, Rama u tërbua nga publikimi i fotove provokuese të drejtoreshës së Tatimeve dhe për të mbuluar lakuriqësinë e saj, u mundua të poshtërojë veshjen me ferexhe të femrave të Komunitetit Mysliman. Nuk është hera e parë që Kryeministri i ri i vendit fyen dhe poshtëron Komunitetin Mysliman. Alergjia e tij ndaj këtij Komuniteti i kalon kufijtë e hakmarrjes, pasi në kohën që ai ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës për rreth 11 vjet nuk lejoi që të ndërtohej xhamia në kryeqytet, duke diskriminuar Komunitetin Mysliman.
Një vit para se të largohej nga Bashkia me votën e qytetarëve, Rama caktoi një truall për ndërtimin e xhamisë që ishte në konflikt me pronarët e tokës. Rama e dinte shumë mirë që toka e caktuar prej tij si vend për ndërtimin e xhamisë kishte pronarë dhe duhej bërë shpronësimi, por nuk e pranonte një gjë të tillë vetëm e vetëm që të mos ndërtohej xhamia në Tiranë. Urrejtja e tij ndaj Komunitetit Mysliman nuk u përmbajt edhe kur kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, miratoi truallin për ndërtimin e Xhamisë së Madhe përballë Parlamentit, Rama ngriti në këmbë disa shoqata dhe arkitektët e tij për të mos lejuar ndërtimin e xhamisë.