Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se SHBA-të janë aleati me i madh dhe më i rëndësishëm për shqiptarët, dhe prandaj nuk ngurron të marrë përspiër barrën e shkatërrimit të armëve të regjimit sirian.
"Firmosja në OKB e marrëveshjes për çarmatosjen e Asad dhe pjesëmarrja në misionet paqeruajtese jane detyrim dhe nder për shqiptaret", u shpreh Rama
"Qeveria jonë i jep rëndësi të posaçme partneritetit strategjik me SHBA-të dhe mishërimi i këtij partneriteti në frontin e NATO-s, nga llogoret e Irakut dhe të Afganistanit tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri, është jo vetëm detyrim i patjetersueshëm, por edhe burim krenarie për ne shqiptarët, sepse ne nuk do ta harrojmë kurrë dhe pa asnjë arsye se falë këtij partneriteti dhe falë SHBA-ve, si miku dhe aleati me i madh i shqiptarëve, sot shqiptarët janë më mirë se kurrë ndonjëherë më parë, kudo ku ata banojnë në rajonin tonë", tha Rama.
Nderkohe shkaterrimi i armeve kimike siriane ne territorin shqiptar ka ngjallur jo vetem debat, por edhe protesta. Vetem ne vitin 2007, Shqipersia ka arritur te pastroje territorin e vet nga armatimi kimik, duke qene vendi i fundit qe shkaterroi armet kimike nen inspektimin e plote te OKB-se.
Oferten per shkaterrimin e armatimit kimik sirian e ka refuzuar Norvegjia, ndonese kushtet dhe pervoja e saj jane dukshem ne avans krahasuar me Shqiperine, popullsia e se ciles mbush pothuajse secilin cep te vendit. /mesazhi/