Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Shesheli, Vuçiqit: Kot po ulërin, edhe BE-ja mendon si Edi Rama | |
- Sheshel, i cili u lirua nga Tribunali i Hagës për arsye shëndetësore, ka thënë se Vuçiq, kot tani “po ulërin”, pasi që për pavarësinë e Kosovës i flasin të gjithë liderët e BE-së dhe jo vetëm Edi Rama, transmeton Telegrafi. “Nuk ka asnjë koncept për politikën ekonomike. Vazhdimisht sugjerojnë disa aktivitete, por nuk ka asgjë prej tyre. Bashkimi me BE-në do të ishte fatkeqësi për Serbinë, nuk ka vend për ne aty. Më kot Vuçiq po ulërin tek kryeministri i Shqipërisë. Pse nuk po i kundërshton deklaratat e zyrtarëve të BE-së, të cilët flasin dhe mendojnë si ai (kryeministri shqiptar, Edi Rama), tha Sheshel. Lideri radikal theksoi se ideja e "Serbisë së Madhe", ekziston në statutin e partisë, duke shtuar se pa këtë "Radikalët nuk janë asgjë në skenën politike". Krimineli Sheshel, i cili po akuzohet për krime të kryera gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, është liruar ditë më parë për arsye shëndetësore.:
| |
|