Turqia dhe Egjipti e kanë kritikuar sot regjimin e Sirisë dhe kanë premtuar mbështetje të përbashkët për çështjen palestineze.
Presidenti i ri i Egjiptit, Muhammad Morsi, duke folur në Kongresin kryesor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që udhëhiqet nga kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Egjipti dhe Turqia, planifikojnë të qëndrojnë së bashku me palestinezët dhe popullin në Siri.
Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe Khaled Mashal, lider i grupit islamik palestinez, Hamas.
Kryeministri Erdogan ka premtuar se Turqia do të vazhdoj ta mbështesë popullin sirian kundër regjimit të presidnetit Bashar al-Assad.
Ai u bëri thirrje Rusisë, Kinës dhe Iranit që ta ndalin mbështetjen për Assadin.
Aktualisht në Turqi gjenden afro 88 mijë refugjatë sirianë.
Erdogan, poashtu, tha se Turqia nuk do të pajtohet me Izraelin, derisa të tërhiqet bllokada ndaj Gazës dhe të kërkoj falje për sulmin e vitit 2010, nga i cili u vranë nëntë aktivistë të Turqisë, që gjendeshin në një anije, me synimin që të thehej bllokada./BS/kohaislame