Hakmarrja vijon me sulm me mortajë nga territori sirian, pasi që nga andej u vra një familje me pesë anëtar në qytetin kufitar të Akcakale.
Forcat e armatosura turke kanë nisur sulme artilerie kundër Sirisë në përgjigje të një sulmi sirian i cili vrau pesë anëtarë të së njëjtës familje në Turqinë juglindore.
Në një deklaratë të lëshuar sot, kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, tha se sulmet ishin të kryera sipas gjetjes së radarëve dhe ishin brenda rregullave pasi predha zbarkoi brenda 10 kilometra të kufirit
Sot pesë persona gjetën vdekjen pas hedhjes së predhave nga ana e Sirisë . Mes pesë të vdekurve ndodhej një grua dhe një fëmijë gjashtë vjeç. Sipas CNN-it turk, edhe 9 persona të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth 10 kilometra matanë kufirit turko-sirian. Predhat kishin rënë në një banesë duke shkaktuar këtë bilanc të rëndë.
"Është rritur nervozizmi në lokalitetin tonë kundër Sirisë'', theksoi kryetari i Bashkisë duke nënvizuar se ky lokalitet ishte prekur rregullisht nga plumbat dhe predhat e hedhura nga luftimet sporadike mes mbështetësve të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe rebelëve.