TURQI Një deputet nga Partia Popullore Republikane (CHP), Alatin Juksel, vizitoi demonstruesit në Izmir, të cilët ishin mbledhur kundër planeve të qeverisë për zhvillimin e Gezi Park në lagjen Taksim të Stambollit. Në video, ai shihet duke u dhënë të holla demonstruesve, duke i inkurajuar të përdorin fjalë fyese për Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan. Një i ri, i cili shante kryeministin, fitoi para nga deputeti opozitar i CHP-së. Pas kësaj, ai u dha të holla demonstruesve, të cilët vazhduan të përdornin fjalë fyese. Për rreth dy javë, demonstrata të dhunshme janë mbajtur kundër planeve të qeverisë për projektin e urbanizimit të Gezi Park në Stamboll, plan i cili do ta zhvillonte edhe më tej metropolin e Stambollit. /mesazhi/[justify]