kartmonedha.jpg[/img]Moska e furnizonë Sirinë me 240 ton të kartëmonedhave të reja nëpërmjet avionë mallrash
Në Rusi janë shtypur dhe janë tubuar që nga vera e kaluar 240 ton të kartëmonedhave për regjimin Sirian, në përpjekje për ta shpëtuar ekonominë e saj të molisur, dhe që Damasku të arrij të paguaj rrogat e ushtarëve të cilët po luftojnë që nga pranvera e vitit 2011.
Gazeta Britanike “The Times” në një raport lidhur me këtë ë çështje shkruan se, analizat e bëra nga fluturimet e avionëve mes Damaskut dhe Moskës tregn për një mbështetje të madhe nga ana e Rusis e cila e ka kaluar edhe ndihmën e Iranit, dhe atë duke ndihmuar regjimin Sirian për të paguar borxhet ndaj ushtarëve të qeveris.
Këto furnizime Rusia I bëri pasi Bashkimi Evropian bëri një sanksion financian ndaj qeveris së Beshar Asadit.
Bashkimi Evropian me 18 janar 2012 ndaloi "shitjen apo furnizimin, transferimin apo eksportin e kartëmonedhave të reja siriane, drejtpërdrejt ose tërthorazi."
\Mesazhi\Sh.Hulaj