Sjellja
jo njerëzore e ushtarëve turq ndaj disa grave të mbuluara që
dëshironin ta vizitojnë muzeun, çoi në një reagim të myslimanëve të
këtij vendi, njofton “Irib”.
Katër gra të mbuluara që vinin nga qyteti Ajdin dëshiron të vizitonin
Çanakalenë dhe muzeun në të njëjtin vend, mirëpo janë përballur me një
reagim të ashpër të ushtarëve që ruanin muzeun në fjalë, dhe u larguan
me forcë nga ky vend.
Pas një sjellje të tillë, burri i njërës prej grave që nuk u lejuan
të hyjnë në muze deklaroi se nuk ekziston ndonjë ligj i cili ndalon
hyrjen e grave të mbuluara në muze, dhe dorëzoi ankesë në polici kundër
ushtarëve në fjalë të cilët përveç se nuk i lejuan gratë e mbuluara të
hyjnë në muze i ofenduan edhe me fjalë.
(Breziiri)