Numri i jetimëve në Somali arrin rreth 630 000 sipas regjistrit të fundit
Organizatat dhe qendrat për mbrojtjen e jetimëve në Somali po përballen me probleme të shumta e më ë rëndësishme është përkrahja bazike për jetimët numri i të cilëve po shtohet me vazhdimin e luftës civile ,përhapja e sëmurjeve dhe mos strehimi i tyre për shkak të humbjes së prindërve të tyre dhe mos mundësisë së shërbimeve shëndetësore pas kapitullimit të qeveris zyrtare në vitin 1991.
Regjistrimi i fundit i jetimëve në Somali numëron deri në 630 mijë jetim, në anën tjetër këshilli për të drejtat shoqërore Potland bën të ditur se numri jetimëve vetëm i një krahine është 360 mijë dhe arsyeja kësaj është sipas deklaratave të përgjegjësit të këshillit se në këtë krahinë janë 1.5 milion emigrant nga viset jugore dhe shumica e tyre jetojnë në kampe emigrantësh të shpërndarë nëpër strehimore të vendit.
Drejtori i përgjithshëm i këshillit Potland për mbrojtjen e shoqërisë Adem Derije thotë se shumica e qendrave të jetimëve mbahen nga vet krahinat dhe nga ndihmat e bamirësve dhe tregtarëve Somalez.
Adem Derije shton duke thënë se jetimët Somalez po përballen me`` krizë njerëzore Humane`` dhe kërkon angazhim më të madh në mbrojtën e tyre./mesazhi/Sh.Hulaj/kohaislame