Policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve që marshuan në Stamboll të dielen kundër planeve të urbanizimit nga qeveria turke dhe hetimet për korrupsion ku janë arrestuar dhjetëra njerëz, duke përfshirë edhe bijtë e ministrave. Qindra protestues u mblodhën në një shesh në lagjen Kadikoy të Stambollit, duke mbajtur pankarta me kërkesën që kryeministri turk Tajip Erdogan të japë dorëheqje.
Erdogan ka denoncuar hetimet për korrupsion duke i quajtur si “aleancë e errët” dhe ka premtuar se do të gjinden ata që janë përfshirë në tërë këto ngjarje./mesazhi/