Një gjykatë egjiptiane të dielen shfajësoi një polic të akuzuar për vrasje të protestuesve gjatë 2011, revolucioni që rrëzoi presidentin autokrat Hosni Mubarak.
Në shtator të vitit 2011, Muhamed al-Suni u dënua, në mungesë, me burg për përfshirje në vrasjen e protestuesve jashtë stacionit policor në lagjen e Kajros Zawya al-Hamra me 28 janar të të njëjtit vit.
Ai më vonë është dorëzuar tek autoritetet dhe bëri thirrje për rigjykim.
Gjykata sot e liroi nga të gjitha akuzat. Pothuajse të gjithë policët e akuzuar për vrajsen e protestuesve gjatë vitit 2011 janë liruar.
Shpallja e tyre të pafajshëm ka zemëruar grupet revolucionare të vendit, të cilat akuzojnë forcat e sigurimit se qëllimisht kanë hapur zjarr gjatë ditëve të para të revolucionit 18 ditor.
Mubarak, ministri i tij i brendshëm dhe disa krerë të lartë të sigurisë janë akuzuar për vrasje të qindra protestuesve gjatë kryengritjes së 25 janarit të vitit 2011, që solli fundin e një qeverisje autokratike tre dekadëshe./mesazhi/