Kush është në linjë | 453 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 453 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet Ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet Ditore Wed 13 Oct 2010 - 11:15 | |
| Minatorët e parë dolën në sipërfaqe Dy minatorët e parë kilianë kanë dalur në sipërfaqe pas më shumë se tre muaj ngujimi nën galeritë e tokës.33 minatorë në minerën e arit San Hoze në Kil, që nga fillimi i gushtit mbetën disa qindra metra nën tokë.Minatorët do të nxjerren një nga një, në operacionin që pritet të zgjatë dy ditë. REL | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Cërvenkovski nisi betejën, partitë tjera vetëm komentet Wed 13 Oct 2010 - 11:19 | |
| Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski në mitinugn e mbrëmshëm në Prilep shpalli luftën për siç u shpreh shpëtimit e Maqedonisë nga rrëmbyesi Nikolla Gruevski dhe grupi rreth tij. Cërvenkovski drejtoi kritika të ashpra në adrës të Qeverisë dhe kryeministrit Nikolla Gruevski duke e fajësuar për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, varfërimin e qytetarëve dhe bllokimin e procesit integrues. Lideri i LSDM-së tha se mashtrohen të gjithë ata që presin largimin e tij nga skena politike. Cërvenkovski tha se lufta do të vazhdoj deri në fitore ndaj falsifikatorëve të historisë. “Gruevski turpërohet nga historia e vërtetë e popullit të Maqedonisë andaj trillon histori të re. Ai nuk e mbron por me inxhinieri politike ndryshon identitetin tonë nacional. Gruevski me një grup rreth tij, me familjen e mban peng gjithë vendin, 2 milion e 100 mijë qytetarë. Po na e falsifikon historinë, po na e shkatërron të tanishmen dhe po na e varros të ardhmen”, deklaroi Branko Crvenkovski, kryetar I LSDM-së. Tubimi i djeshëm është komentuar në forma të ndryshme nga partitë politike. Për VMRO-DPMNE, Cërvenkovski kishte një fjalim të zbehtë ndërsa BDI bëri thirrje për kujdes sa i përket fjalorit që përdoret sidomos tani para marrjes së raportit të KE-së dhe samitit të NATO-s. “Fjalimi i Cërvekovskit ishte me shumë urrejtje dhe ndarje, ishte shprehje e nervozizmit për shkak të jehonës së vogël të qytetarëve të Prilepit dhe mbarë vendit. Ai në fjalimin dhe veprimet e tija nuk tregoi asnjë projekt që do ta realizoj, nuk ka asnjë zgjidhje për situatat në Maqedoni, por, ka vetëm fjalim të ndarjes dhe fjalim ku dëshiron të demonstroj forcë brenda radhëve të LSDM-sw ”, tha Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE. “Do të kisha apeluar deri te partitë relevante në Maqedonisë pavarësisht a bëjnë pjesë në opozitë apo në shumicën parlamentare veçanërisht në këtë përudh që është më kritike kur pritet raporti i KE dhe në pritje të samitit të NATO-s të kenë kujdes në vokabularin e tyre”, deklaroi Safet Neziri, BDI. Edhe partitë tjera opozitare mbështesin idenë e largimit të kësaj qeverie por me metoda tjera e jo përmes tubimeve të këtij lloji. “Duhet t’i kundërvihemi me platformë, me projekte kësaj politike të dëmshme, pasi vetëm me mitingje dhe fraza të dëgjuara më herët, kjo nuk mund të ndodh”, deklaroi Andrej Zhernovski, PLD. “Për t’i ndal të gjitha këto politika të gabuara të kësaj qeveri kuptohet se nevojitet që kjo qeveri të bie. DR si parti opozitare jemi në krye të detyrës konsiderojmë se LSDM gjithashtu”, u shpreh Flora Kadriu, DR. Përveç LSDM-së dhe partia e Lube Boshkovskit, “Të Bashkuar për Maqedoninë” kanë paralajmëruar protesta për rrëzimin e qeveris Gruevski. Gjyltene Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Bergant: Kontesti me Greqinë nuk mund të zgjidhet sipas modelit slloveno-kroat Wed 13 Oct 2010 - 11:19 | |
| Modeli slloveno-kroat nuk mund të zbatohet në zgjidhjen e kontestit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ambasadori slloven në Maqedoni Alan Bergant thotë se vetëm përmes dialogut Maqedonia mund të arrij te zgjidhja e nevojshme. Bergant konsideron se edhe në këtë kontest sikurse edhe në atë slloveno-kroat, nevojitet përfshirja e Komisioni Evropian dhe se qeveria e Maqedonisë duhet të tregoj rol më aktiv. “Është vështirë që të vendoset një model nga një rajon në tjetrin. Ne kishim problem me Kroacinë dhe na ndihmoi ta zgjedhim Komisioni Evropian. Ne arritëm marrëveshje me Kroacinë që kontestin ta zgjidhim përmes gjykatës ndërkombëtare. Ne në fillim nuk kishim palë të tretë ndërsa pastaj u kyç edhe Komisioni Evropian dhe euro-komisioneri, Fyle. Ju keni palën e tretë, Kombet e Bashkuara. Keni edhe ndërmjetësin Metju Nimic. Atë që si pozitive mund ta merr Maqedonia është që përmes dialogut mund të vij deri në zgjidhje. Kjo është ajo që duhet ta merrni nga modeli ynë”, u shpreh Alan Brajan Bergant, ambasadori I Sllovenisw në Maqedoni Edhe analisti Misev nga Instituti për Demokraci është i të njëjtit mendim se këto dy konteste dallojnë shumë për nga natyra. “Mendoj se natyra e kontestit që ekzistonte mes Kroacisë dhe Sllovenisë ndryshon shumë nga kontesti që ekziston mes Maqedonisë dhe Greqisë. Bëhet fjalë për çështje të ndjeshme e jo për çështje konkrete siç është kufiri pavarësisht nëse bëhet fjalë për hapësirë ujore apo tokësore. Bëhet fjalë për çështje identiteti dhe kulture të cilat nuk mund në mënyrë të thjeshtë me gjykatë arbitrazhi të zgjidhen”, theksoi Vlladimir Misev nga Instituti për Demokraci. Ambasadori Bergant paralajmëroi vizitën e ministrit të jashtëm slloven në Maqedoni pas marrjes së raportit të KE-së dhe para mbajtjes së Samitit të NATO-s i cili pritet të inicioj takim të përbashkët të palës greke dhe maqedonase me qëllim të arritjes së ndonjë zgjidhje rreth çështjes së emrit. Bergant përsëriti qëndrimin se Brukseli është e interesuar që Maqedonia deri në fund të vitit të merr datën për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE. Në dhjetor Maqedonia mbush 5 vjet nga marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE. Gjyltene Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Integrimi i Maqedonisë me referencën ‘IRJM’, shqetëson Athinën Wed 13 Oct 2010 - 11:25 | |
| Sipas disa mediave greke, qeveria e Athinës ka shfaqur shqetësime nga propozimi i fundit zyrtar i Shkupit, për të filluar negociatat me BE-në nën referencën e përkohshme, ndërsa kompromisi për emrin të përdoret gjatë anëtarësimit në BE. Burime të qeverisë greke, kanë treguar për Kathimerinin se Shkupi duhet të ndalet nga manovrat e tilla politike dhe të përqendrohet në bisedimet me ndërmjetësimin e OKB-së. Sipas qeverisë greke, zgjidhja e emrit duhet gjetur para fillimit të negociatave të anëtarësimit. Gazeta Kathimerini fokusohet në deklaratën e ministrit të Jashtëm Milloshoski për gazetën gjermane Zi Dojçe Cajtung. Atje ai propozoi bisedimet me BE nën referencën e përkohshme ‘IRJM’. Të njëjtën gjë përmendi si mundësi edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski në lidhje me NATO-n, për anëtarësim nën të njëjtën referencë. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Parlamenti votoi nevojën e miratimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë Wed 13 Oct 2010 - 11:26 | |
| Me 57 vota pro dhe 2 kundër, Parlamenti votoi nevojën e miratimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë i cili pritet të realizohet në prill të vitit të ardhshëm. DR-ja, duke iu referuar nenit 145 të rregullores së punës së parlamentit, ngriti iniciativë tek komisioni për sistem politik dhe komiteti për marrëdhënie ndër-etnike që të organizojnë debat publik për propozim/ligjin në fjalë. Nga BDI-ja, iniciativën e DR-së e quajtën post-festum edhe pse lanë mundësinë e diskutimit nëse ka ose jo nevojë për një debat publik rreth propozim/ligjit për regjistrimin e popullsisë. Tani, partitë politike kanë mundësinë e ndërhyrjes në ligj përmes amendamenteve për të gjitha vërejtjet e tyre. Të gjitha partitë politike kanë theksuar nevojën e precizimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit. DR-ja ka shprehur shqetësimin e regjistrimit të diasporës shqiptare për shkak të së cilës kërkon që regjistrimi të realizohet në korrik. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Itali, skandali në stadium, kapet serbi, dogji flamurin shqiptar Wed 13 Oct 2010 - 11:35 | |
| Itali, skandali në stadium, kapet serbi, dogji flamurin shqiptar XHENOVA- Nje dite pas revoltes të tipit guerril të tifozëve serbë në stadiumin e Xhenovas, ku është djegur në sytë e gjithë botës flamuri shqiptar, policia ka vënë në pranga 17 ultras, mes tyre dhe kapon, njeriun i cili dogji flamurin mbi kangjellat E mërkure 13 Tetor 2010 10:30 Ora 09:00 Arrestohet ultrasi serb qe dogji flamurin shqiptar
Nje dite pas revoltes të tipit guerril të tifozëve serbë në stadiumin e Xhenovas, ku është djegur në sytë e gjithë botës flamuri shqiptar, policia ka vënë në pranga 17 ultras, mes tyre dhe drejtuesin e tyre. Takimi i vlefshëm për grupin C, një nga më të rëndësishmit e ditës së djeshme nisi me një akt urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe më pas degjeneroi në dhunë dhe përleshje të vërteta. Agjencia e Lajmeve ANSA raporton për një bilanc prej 17 të arrestuarish dhe 16 të plagosur. Mes tyre dy karabinierë. Incidentet e dhunshme kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit deri në orën 02.00 të mëngjesit të së mërkurës. Janë denoncuar 35 huliganë si dhe 138 janë të identifikuarit. Kapoja i arrestuar është huligani i cili dogji flamurin shqiptar dhe akuzohet se është dhe organizatori i trazirave. Emri i tij është Ivan Bogdanovic. Ai ka prerë ndarëset me tela që ndanin tifozët italianë me gati 2000 tifozë serbë në stadium. Policia ka arritur ta ndalojë pas kontrolleve të shumta të cilat kanë vazhduar gjithë natën, ishte fshehur në pjesën e motorit të autobusit që do të rikthente ûltrasit në Beograd. Personi u identifikua përmes tatuve në parakrah. Ai është arrestuar në orën 03.00 të së mërkurës. Ora 22:00 ( 12 tetor) Tifozët serbë djegin flamurin shqiptarTension në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë në stadiumin “Marassi” të Xhenovas. Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar para se të nisë ndeshja.Takimi i vlefshëm për grupin C, një nga më të rëndësishmit e ditës, ka nisur me një akt urrejtjeje ndaj shqiptarëve ku nuk ka munguar as këtë herë sllogani “Kosova është Serbi”. Mediat italiane bëjnë të ditur se tifozeria serbe ka shkaktuar trazira edhe në qytet, ku fillimisht kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të dyqaneve, kjo ka bërë që policia të arrestojë disa prej tyre. Të irrituar, ultrasit kanë mbërritur në stadium dhe kanë filluar trazirat edhe aty, sapo skuadrat kanë dalë në fushë, duke bërë që ato të kthehen menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Tifozët serbë kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të fushës dhe drejt tifozëve italianë, cka ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë. Turma dukej se drejtohej nga një tifoz që kishte mbuluar fytyrën me një maskë. Më pas kanë tentuar të thyejnë vertratën që i ndante nga tifozët italianë. Nuk kanë munguar as xhestet e urrejtjes ndaj shqiptarëve, si ai i djegies së flamurit. Mësohet se në stadium kanë qënë të pranishëm rreth dy mijë tifozë serbë. Pas këtij incidenti, është pezulluar përfundimisht ndeshja e futbollit, e filluar me 45 minuta vonesë, pikërisht prej këtyre trazirave. Forca të shumta policie kanë rrethuar tashmë stadiumin. Një gjë e tillë do të thotë se Serbia do të humbasë ndeshjen në tavolinë 3-0, ndërsa pritet një dënim ekzemplar për kombëtaren e këtij vendi./balkanweb/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vazhdon nxjerrja e minatorëve në Kil Wed 13 Oct 2010 - 11:38 | |
| Vazhdon nxjerrja e minatorëve në Kil E mërkure 13 Tetor 2010 10:47 Në Kil vazhdon nxjerrja e minatorëve të cilët më shumë se dy muaj mbetën të ngujuar në galeritë e nëntokës.Kapsula speciale pritet t’i nxjerrë 33 minatorët nga thellësia 625 metra lart në sipërfaqen e tokës.Deri tash në sipërfaqe kanë dalur katër minatorë.Operacioni pritet të zgjatë dy ditë.Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera ishte aty për t’i përshëndetur minatorët sapo ata dilnin në sipërfaqe.Minatorët kaluan 69 ditë në minierën e arit dhe të bakrit në shkretërën kiliane Atakama.Ata kanë shënuar rekordin e kohëzgjatje së qëndrimit nën tokë pas aksidentit në minierë.Gjatë 17 ditëve të para të ngujimit, besohej se minatorët kishin vdekur. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Qendra islam e Londrës mirëpretë deklaratatën e Shejhut të Ez'herit Wed 13 Oct 2010 - 11:40 | |
| Një xhami në Londrën Lindore Qendra islam e Londrës mirëpretë deklaratatën e Shejhut të Ez'herit E hëne 11 Tetor 2010 22:19 Abdulhusejn Mu'izi, përfaqësues i autoritetit fetar Shii dhe kryetar i Qendrës Islame të Londrës, me anë të një letre dërguar Shejhu Ez'herit, Ahmed Tajjib, ka vlerësuar lartë deklaratatën e këtij të fundit në lidhje me fetvanë e Liderit Suprem të Revulucionit Islamik në bazë të së cilës çfarë do lloj fyerje dhe shprehje të mos-respektit ndaj personaliteteve të nderuara të Ehlisunetit konsiderohet vepër e ndaluar.Agjencia Kur'anore Iraniane e Lajmeve (IKNA) njofton se në këtë letër thuhet: “Fetvaja e Liderit Suprem të Revulucionit Islamik të Iranit dhe po ashtu deklaratën e juaj, në bazë të së cilës mirëpritet lëshimi i kësaj fetvaje, mund të merren si bazë mbështetëse për ndërtimin e një të ardhme më të mirë dhe bashkimin e Ummetit Mysliman".Në vazhdim të kësaj letre citohet: “Ne në Konferencën e katërtë për afrimin e medh-hebeve islamike, e cila është zhvilluar javën e kaluar në Londër, në mes tjerash kemi shqyrtuar dhe diskutuar edhe fetvanë e Liderit Suprem të Revulucionit Islamik të Iranit në bazë të së cilës çfarë do lloj fyerje dhe shprehje e mos-respektit ndaj personalitetit të bashkëshortes së Muhamedit a.s., Ajshës r.a., dhe ndaj personaliteteve të tjera të cilat respektohen sipas shkollës të Ehlisunetit, konsiderohen vepër të ndaluara. Pastaj e kemi analizuar edhe deklaratën tuaj me anë të së cilës e keni mirëpritur këtë fetva ku që të dyja këto janë mirëpritur shumë mirë në këtë konferencë”.Kryetari i Qendrës Islamike të Londrës në vazhdim të kësaj letre ka thënë: “Pjesëmarrësit në konferencën ndërkombëtare për afrimin e Medh-hebeve islamike në Londër, lëshimin e kësaj fetvaje si dhe deklaratat e juaja i kanë konsideruar si bazë të fortë ku mund të mbështesim të ardhmen dhe ndërtimin e unitetit dhe bashkimit të Ummetit Musliman.Në fund të kësaj letre është thënë: “Ne sot për të arritur miqësinë dhe vëllazërinë në mes medh-heve dhe fraksioneve të ndryshme Islame, si dhe për zhdukjen e mospajtimeve dhe konflikteve në mes tyre, kemi nevojë për lëshimin e kësi lloj fetvave dhe deklaratave. (IKNA) | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Do të punosh? Ndrysho emrin Wed 13 Oct 2010 - 11:43 | |
| Do të punosh? Ndrysho emrin E shtune 9 Tetor 2010 19:23 Duhet të ndryshonte emrin që të lejohej të punonte. Kështu ka ndodhur në Francë, ku një djalë me emrin Muhamed denoncoi për diskriminim drejtuesit e kompanisë, të cilët i kishin kërkuar që të ndryshonte emrin, sepse Muhamed tingëllonte keq për klientët. Ata i kishin kërkuar që të ndryshonte emrin në Alexandre. Muhamed po niste një punë në sektorin komercial të kompanisë dhe i duhej që t'i telefononte klientëve për t'i propozuar prodhimet e fundit.“Kisha përgatitur fjalimin tim, por drejtori menjëherë më tha: ky nuk është emër modern, do të quhesh Alexandre, sepse tingëllon më mirë”, tregon Muhamed, i cili shton se u ndje i shokuar nga kjo kërkesë, transmeton TCH.I riu iu drejtua selisë qendrore të kompanisë dhe kërkoi që të punonte me emrin e tij, por si rezultat u pushua nga puna pa filluar mirë, vetëm për çështje të emrit.Muhamed nuk është dorëzuar dhe ka paditur kompaninë për diskriminim.“Jam francez, kam lindur në Francë dhe dua të jetoj duke u prezantuar me emrin tim të vërtetë, siç bëjnë të gjithë”, tha Mohamed. | |
| | | Zudi Fejzuli Administrator
Numri i postimeve : 633 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy
| Titulli: Re: Lajmet Ditore Wed 13 Oct 2010 - 11:47 | |
| - Admin shkruajti:
Itali, skandali në stadium, kapet serbi, dogji flamurin shqiptar
XHENOVA- Nje dite pas revoltes të tipit guerril të tifozëve serbë në stadiumin e Xhenovas, ku është djegur në sytë e gjithë botës flamuri shqiptar, policia ka vënë në pranga 17 ultras, mes tyre dhe kapon, njeriun i cili dogji flamurin mbi kangjellat
po ata gjithemon kan qen fanatika te prishur edhe do te jen edhe ne te ardhmen E mërkure 13 Tetor 2010 10:30 Ora 09:00 Arrestohet ultrasi serb qe dogji flamurin shqiptar Nje dite pas revoltes të tipit guerril të tifozëve serbë në stadiumin e Xhenovas, ku është djegur në sytë e gjithë botës flamuri shqiptar, policia ka vënë në pranga 17 ultras, mes tyre dhe drejtuesin e tyre. Takimi i vlefshëm për grupin C, një nga më të rëndësishmit e ditës së djeshme nisi me një akt urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe më pas degjeneroi në dhunë dhe përleshje të vërteta. Agjencia e Lajmeve ANSA raporton për një bilanc prej 17 të arrestuarish dhe 16 të plagosur. Mes tyre dy karabinierë. Incidentet e dhunshme kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit deri në orën 02.00 të mëngjesit të së mërkurës. Janë denoncuar 35 huliganë si dhe 138 janë të identifikuarit. Kapoja i arrestuar është huligani i cili dogji flamurin shqiptar dhe akuzohet se është dhe organizatori i trazirave. Emri i tij është Ivan Bogdanovic. Ai ka prerë ndarëset me tela që ndanin tifozët italianë me gati 2000 tifozë serbë në stadium. Policia ka arritur ta ndalojë pas kontrolleve të shumta të cilat kanë vazhduar gjithë natën, ishte fshehur në pjesën e motorit të autobusit që do të rikthente ûltrasit në Beograd. Personi u identifikua përmes tatuve në parakrah. Ai është arrestuar në orën 03.00 të së mërkurës. Ora 22:00 ( 12 tetor) Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar Tension në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë në stadiumin “Marassi” të Xhenovas. Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar para se të nisë ndeshja.Takimi i vlefshëm për grupin C, një nga më të rëndësishmit e ditës, ka nisur me një akt urrejtjeje ndaj shqiptarëve ku nuk ka munguar as këtë herë sllogani “Kosova është Serbi”.
Mediat italiane bëjnë të ditur se tifozeria serbe ka shkaktuar trazira edhe në qytet, ku fillimisht kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të dyqaneve, kjo ka bërë që policia të arrestojë disa prej tyre.
Të irrituar, ultrasit kanë mbërritur në stadium dhe kanë filluar trazirat edhe aty, sapo skuadrat kanë dalë në fushë, duke bërë që ato të kthehen menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Tifozët serbë kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të fushës dhe drejt tifozëve italianë, cka ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë. Turma dukej se drejtohej nga një tifoz që kishte mbuluar fytyrën me një maskë.
Më pas kanë tentuar të thyejnë vertratën që i ndante nga tifozët italianë. Nuk kanë munguar as xhestet e urrejtjes ndaj shqiptarëve, si ai i djegies së flamurit. Mësohet se në stadium kanë qënë të pranishëm rreth dy mijë tifozë serbë. Pas këtij incidenti, është pezulluar përfundimisht ndeshja e futbollit, e filluar me 45 minuta vonesë, pikërisht prej këtyre trazirave. Forca të shumta policie kanë rrethuar tashmë stadiumin.
Një gjë e tillë do të thotë se Serbia do të humbasë ndeshjen në tavolinë 3-0, ndërsa pritet një dënim ekzemplar për kombëtaren e këtij vendi./balkanweb/ | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Surprizë zyrtare në Turqi Wed 13 Oct 2010 - 11:52 | |
| Vendim zyrtar: “Ndalohet dëbimi i të mbuluarave... si dhe hetime ndaj profesorëve që nuk respektojnë vendimin”.Në një surprizë e cila nuk pritej, me fillimin e vitit të ri shkollor në Turqi, kryetari i Këshillit për arsim të lartë Jusuf Zija Ozxhal, publikoi vendimin me të cilin iu dha fund periudhës kur profesorët universitarë dëbonin vajzat e mbuluara nga mësonjëtoret dhe laboratorët universitarë.Ky organ, njoftoi rektorin e Universitetit të Stambollit, se që tani ndalohet rreptësisht dëbimi i vajzave nga mësonjëtoret për shkak të mbulesës se tyre, dhe se mjafton të shënohet vërejtje për shkak të kundërshtimit të rregullores.Po ashtu, në vendim qëndron edhe kërkesa për hapjen e hetimeve ndaj çdo anëtari të këshillit mësimdhënës që kundërshton këtë vendim.Vlen të përmendet se një studente e cila ishte dëbuar nga mësonjëtorja pranë fakultetit të mjekësisë kishte ngritur aktpadi para Këshillit për arsim të lartë për privimin nga arsimimin dhe marrja e të drejtës së garantuar me kushtetutë. Në baze të kësaj padie, kryetari i Këshillit për arsim të lartë, vendimi në lidhje me këtë çështje e kishte dërguar në rektoratin e Universitetit të Stambollit. Pritet që ky vendim së shpejti të publikohet edhe në universitetet tjera.Ky vendim konsiderohet një zhvillim i veçantë në drejtim të zgjidhjes së çështjes së mbulesës në Turqi, ngase siç dihet, me vite të tëra vajzat e mbuluara ishin privuar nga hyrja në mësonjëtoret e universiteteve dhe shkollave, dhe se çdo anëtar i këshillit mësimdhënës mbante të drejtën që të dëbonte vajzat e mbuluara nga klasat./fri/ | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet Ditore | |
| |
| | | | Lajmet Ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |