Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Incident në kufirin Turqi-Siri, humbin jetën tre ushtarë turq | |
- Tre ushtarë turq janë vrarë mbrëmë në kufirin turko-sirian në provincën Sanliurfa kur njëri prej tyre pësoi krizë mendore duke vrarë dy ushtarë tjerë dhe pastaj vetën, raporton Anadolu Agency. Prefekti i provincës Izzetin Kucuk bëri të ditur se sipas hetimeve të kryera nga policia nuk bëhet fjalë për sulmin terrorist. Ushtarët janë vrarë gjatë natës së kaluar ndërsa ishin duke kryer shërbimin e tyre në kufirin turko-sirian në distriktin Ceylanpinar të provincës Sanliurfa. Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu ka dhënë një prononcim lidhur me incidentin duke thënë se nuk ishte sulm terrorist apo sulm nga ana tjetër e kufirit. "Është e qartë se tragjedia ka ndodhur si pasoj e krizës mendore. Çfarëdo qoftë, ata që e humbën jetën në detyre janë dëshmorët tanë", u shpreh Davutoglu. ___________________ Tre ushtarë turq janë vrarë gjatë natës në kufirin turko-sirian në provincën Shanliurfa, raporton Anadolu Agency (AA). Prefekti i provincës Izzetin Kucuk ka bërë të ditur për AA se tragjedia ka ndodhur në vendin e quajtur, Ceylanpinar. Kucuk tha se nuk dihet se nga kanë ardhur të shtënat dhe se ushtarët kanë humbur jetën ndërsa ishin duke kryer shërbimin e tyre në kufi. Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu ka dhënë një prononcim lidhur me incidentin duke thënë se nuk ishte sulm terrorist apo sulm nga ana tjetër e kufirit. "Është e qartë se tragjedia ka ndodhur si pasoj e krizës mendore. Çfarëdo qoftë, ata që e humbën jetën në detyre janë dëshmorët tanë", u shpreh Davutoglu. Incidenti është ende duke u hetuar, ndërsa drejtimi nga i cili plumbat kanë ardhur është ende i panjohur. /aa/:
| |
|