Zëvendëskryeministri turk Bulent Arinç tha të mërkurën ka një rënie të konsiderueshme në besimin e popullit turk, sa i përket anëtarësimit të vendit në BE. Arinç tha se për këtë humbje besimi fajin e vë mbi vendet e BE-së, të cilat janë duke krijuar vështirësi për Turqinë.
Raporti i Progresit i vitit 2013 thotë se duhet të “trajtohet pozitivisht" paketa e demokratizimit të vendit, e cila u publikua më 30 shtator, dhe thotë se njeh progresin e arritur në kërkesat e rëndësishme sa i përket gjyqësorit dhe të drejtave themelore të njeriut.
Duke vënë në dukje se deklarata e Raportit të Progresit komplimenton zhvillimet në lidhje me paketën, Arinç tha gjithashtu se konsistenca e qeverisë turke në reforma po shihet si pozitive.
Arinç vuri në dukje se përderisa vendet islame ishin duke vuajtur në dhimbje të mëdha, një atmosferë paqësore po dominon në Turqi. Ai tha se e sheh si fatkeqësi të madhe që njerëzit ishin duke vdekur nga luftërat dhe tragjeditë, edhe gjatë ditëve të shenjta të festave fetare.
Duke thënë se shumica vlerësojnë punën e qeverisë turke, zëvendës kryeministri gjithashtu deklaroi se zgjedhjet lokale do të zhvillohen në mars 2014. /mesazhi/