Një tragjedi komunikacioni ka ndodhur në Zvicër, ku 28 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve 22 fëmijë, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në kantonin Vallese.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, kur një autobus me fëmijë, me targa belge, u përplas me murin anësor të një tuneli.
Mediat vendase bëjnë të ditur se përveç 28 viktimave, rezultojnë të plagosur edhe 24 fëmijë të tjerë. Mes viktimave është edhe drejtuesi i mjetit dhe ndihmësi i tij, kurse ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë.