Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditor] Egjipti ndalon ligjëratat fetare që flasin për besimin dhe moralin | |
- Zyrtari i lartë i Egjiptit i ngarkuar me çështjet fetare, Mohammed Mokhtar Gomaa, njoftoi se regjimi aktual në Egjipt do të kufizojë predikimet fetare gjatë Ramazanit, në temat që lidhen me besimin dhe moralin. Gomaa tha se vendimi bëhet "për të bashkuar njerëz, e jo për ti ndarë ata. Ai tha se në të kaluarën, kur vendi drejtohej nga Muhammed Mursi, njerëzit ishin “më të politizuar”. Pas rrëzimit të presidentit legjitim Mohammed Morsi, shteti kontrollon me grusht të hekurt çdo fjalim fetar. Në muajt e fundit, Egjipti e ka ndaluar nga aktiviteti Vëllazërinë Myslimane, prej nga vjen edhe Mursi, dhe miratoi një ligj të ri që ndalon protestat. Bilanci i viktimave nga grusht shteti ende nuk është i ditur për shkak të kontrollit të medieve dhe organizatave joqeveritare. Mbi 10.000 njerëz mbahen në burgje pa ndonjë akuzë ndaj tyre, ndërsa qindra të tjerë janë dënuar me vdekje, shumë nga ta figura të larta të Vëllazërisë Myslimane. /mesazhi/:
| |
|