Ushtria egjiptiane ka krijuar një plan për ndërhyrje ushtarake në Rripin e Gazës, nëse sulmet ndaj trupave egjiptiane në Gadishullin Sinai intensifikohen. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar egjiptian i sigurisë.
Zyrtarët ushtarak i thanë Agjencisë Ma'an se avionët zbulues kishin hyrë në hapësirën ajrore në Rripin e Gazës dhe shqyrtuan një numër vendesh në Rafah dhe Khan Younis, të cilat i përzgjedhën si shënjestër. Avionët egjiptiane gjithashtu mund të synojnë automjetet që udhëtojnë në të gjithë zonën kufitare, shtoi burimi nga zyrtarët ushtarak. Sipas po këtyre njoftimeve, "të gjitha opsionet janë të hapura."
Ushtria egjiptiane thotë se nuk beson se popullsia e Gazës është e përfshirë në dhunën në Sinai, por thotë se fraksione të caktuara mbështesin fuqimisht grupet e Sinait.
Analistë të ndryshëm egjiptian dhe ndërkombëtarë kanë thënë se dhuna në këtë zonë është bërë si shkak i grusht shtetit ushtarak i cili provokoi rëndë situatën politike në vend. Në një artikull të botuar javë më parë, një ish-ushtarak egjiptian ka theksuar se ndonëse të tjerët fshehin arritjet e presidentit të rrezuar egjiptian Muhamed Mursi, arritja e tij më e madhe ka qenë stabliteti në gadishullin e Sinait, dhe aftësia e tij për të shuar incidentet në zonën e trazuar. /mesazhi/