Gjashtë studentë egjiptianë janë arrestuar të hënën në Universitetin e Al-Az’har të Kajros për posedim të parullave të pikturuara me shenjën Rabia-një përshëndetje me katër gishtrinjë të dorës e përdorur nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi, ka thënë një zyrtar i sigurimit të hënën.
Bëhet e ditur se studentët, pesë meshkuj dhe një femër, u kapën për mbajtjen e shenjës Rabia brenda çantave të tyre.
Studentët e arrestuar u dërguan në një stacion të policisë lokale “ për dyshim në përfshirjen e akteve të dhunës”.
Që nga fillimi i vitit akademik në shtator, disa universitete egjiptiane kanë qenë të tronditura nga demonstratat kundër rrëzimit të presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike Mursi më 3 korrik. Përleshjet e përsëritura në Universitetin Al-Az’har kanë lënë të paktën dy studentë të vdekur dhe dhjetra studentë të arrestuar./mesazhi/