Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] BE planifikon investime te reja per gazin natyror | |
- Në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli Evropian thuhet se projektet synojnë garantimin dhe funksionimin e tregut të energjisë. Bashkimi Evropian pritet të financojë projekte të reja në sektorin e gazit, nga rajoni i Detit Kaspik, Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera në Evropë. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për zbatimin e projekteve të reja në sektorin e gazit, duke përfshirë korridorin Veri-Jug, Korridorin Jugor të Gazit dhe ngritjen e një qendër të re të gazit në Evropën Jugore. Marrëveshja e të premtes vjen në një kohë kur janë rritur tensionet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, pasi blloku 28-vendesh i BE-së kërkon të ulë varësinë e importimit nga gazi rus. Ndërkohë Rusia, BE-ja dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për të nënshkruar një marrëveshje të martën për furnizimin e Ukrainën me gaz rus gjatë dimrit. Pa u publikuar shumë detaje dhe specifika, në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli Evropian thuhet se projektet synojnë garantimin dhe funksionimin e tregut të energjisë. Korridori Jugor i Gazit është një iniciativë e Komisionit Evropian – që është organi ekzekutiv i BE-së përgjegjëse për zbatimin e vendimeve, që synon furnizimin me gaz nga rajoni i Kaspikut dhe Lindjes së Mesme për në rajonet e Evropës. Vendet partnere të përfshira në iniciativën përfshijnë Turqinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Irakun dhe Egjiptin.:
| |
|