Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Egjipti i kërkon Saudisë deportimin e anëtarëve të VM gjatë Haxhit | |
Ministri egjiptian i Çështjeve Fetare u ka kërkuar autoriteteve saudite për deportimin e mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane, të cilët gjenden në pelegrinazhin vjetor të Haxhit."Ne të gjithë e dimë se Vëllazëria është një organizatë ndërkombëtare dhe se disa anëtarë mund të planifikojnë protesta politike gjatë Haxhit, duke krujuar kështu raporte acaruese mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite," tha të enjten Ministri i çështjeve fetare, Muhtar Xhuma.Ndërsa mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi kanë bërë thirrje për të sinjalizuar shenjën Rabaa gjatë Haxhit, autoritetet paralajmeruan se ky veprim do te denohet.Shenja Rabaa, apo ngritja e katër gishtërninjve simbolizon këmbëngulje dhe vendosmëri në kujtim të mijëra demonstruesve të vrarë në sheshin Rabaa el- Adevije.Muhtar Xhuma tha se pelegrinët janë paralajmëruar kundër përdorimit të sloganeve politike gjatë udhëtimit të Haxhit.Edhe Ministri saudit i Haxhit, Bandar Hajjar nga ana e tij tha se autoritetet saudite nuk do të lejojnë demonstrata politike gjatë Haxhit.Arabia Saudite ka mirëpritur përmbysjen e Mursit nga ushtria dhe u zotua për pesë miliardë dollarë ndihma për të mbështetur ekonominë e Egjiptit. /mesazhi/ | |
|