Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Egjipti zapton parate e zeqatit per te mbuluar deficitin bugjetor | |
- Qeveria e Egjiptit ka vendosur të marrë paratë e grumbulluara nga zekati dhe bamirësitë, për të mbuluar deficitin bugjetor. Lajmin e bën të ditur e përditshmja egjiptiane Al-Araby Al-Jadid. Ky vendim ka ngjallur frikën si në mesin e analistëve ekonomikë, ashtu edhe te ata që punojnë në sektorin e bamirësisë. Vlera e buxhetit të zekatit në Egjipt vlerësohet të jetë rreth 2.5 miliardë dollarë. Sipas Al-Araby Al-Jadeed, Presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi urdhëroi krijimin e fondit nën mbikqyrjen e Sheikhut të El-Az'harit, i cili përfaqëson autoritetin më të lartë fetar në vend. Anëtarët e bordit të përfshijnë një numër të ekspertëve, ekonomistëve dhe figurave publike. Agjencia e lajmeve Anadolu kishte cituar më herët një anëtar bordi të ketë thënë se bordi është duke diskutuar planet për menaxhimin e fondeve të zekatit dhe për ti investuar ato në bankat që gjenerojnë të ardhura (banka që përdorin norma të larta të interesit). Vitin e kaluar, Dar Al-Ifta Al-Misriyyah, institucion fetar i Egjiptit, lëshoi një fetva duke lejuar përdorimin e Zekatit dhe Sadakasë për "projekte që gjenerojnë të ardhura sociale" për vendin. Analistët ekonomistë frikësohen se qeveria do të përdorë këto fonde për të mbuluar një pjesë të deficitit buxhetor për këtë vit fiskal, i cila filloi në korrik 2014. Analisti ekonomik Ahmed Ibrahim i tha Al-Araby Al-Jadeed se qeveria po përballet me problemin e aseteve “likuide” për të mbuluar deficitin buxhetor, sidomos pas shfrytëzimit të të gjitha mjeteve të kredive vendase dhe pas shterrjes së shansave nga donatorët e Gjirit. Vlen të përmendet se Arabia Saudite, Kuvajti, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë siguruar ndihmë financiare për Egjiptin që prej përmbysjes së presidentit Mohamed Morsi. Sipas një zyrtari të bamirësisë, i cili kërkoi të mbetet anonim, qeveria ka filluar tashmë për të gjetur fonde bamirësie pasi ajoka blokuar mijëra qendra të bamirësisë vitin e kaluar, vetëm pse ato përkrahnin qeverinë e zgjedhur të presidentit Mursi. Ai gjithashtu vuri në dukje se të varfrit janë ata që vuajnë nga politikat e qeverisë, sidomos pasi ka dyshime serioze se paratë e zekatit do të përdoren për ata në nevojë. /mesazhi/:
| |
|