Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Izraeli do të transferojë paratë e mbledhura për Palestinën | |
- Izraeli këtë javë do të bëjë transferimin e fondeve të mbledhura në emër të Autoriteteve Palestineze, raportojnë mediat izraelite. “Për të ruajtur stabilitetin politik në rajon si dhe për arsye humanitare, Izraeli ka vendosur të kryejë transferimin e të ardhurave tatimore që janë mbledhur në emër të Autoritetit Palestinez,” -tha një burim anonim për Radion Izraelite. Izraeli do të transferojë fondet në shumën prej 1,85 miliardë sikla izraelite (rreth 473 milion dollarë amerikan). Të shtunën, ministri i Punëve Civile të Palestinës, Hassan el-Sheikh, tha se Izraeli, të dielën ose deri të hënën, do të kryejë transferimin e fondeve që i përkasin Palestinës. Një ditë më parë, Kryeministri palestinez Rami Hamdallah kishte thënë se Izraeli kishte rënë dakord për pagesën e të gjitha fondeve të mbledhura nga të ardhurat tatimore. Izraeli në katër muajt e fundit, që kur Presidenti palestinez Mahmud Abbas aplikoi për anëtarësim e Palestinës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ka mbajtur fondet e mbledhura në emër të Palestinës në territoret e tyre. Këto fonde janë një nga burimet kryesore financiare të Palestinës. Gjatë kohës që transferimi i fondeve në fjalë është ndërprerë pagat në sektorin publik palestinez nuk janë paguar të gjitha.:
| |
|