Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan kritikoi ashpër liderin e Sirisë, Beshar Esad.
Duke i rikujtuar lajmet e masakrave të ardhura nga Siria këto ditë e fundit, Kryeministri Erdoan tha: “Kjo mizori i ka hije vetëm Esadit”.
Erdoan në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit me Zëvendëspresidentin e Republikës së Afrikës Jugore, Motllante (Mothlanthe) vuri theksin në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun të ketë thënë se “Udhëheqja e Esadit ka humbur legjitimitetin” dhe shtoi se kjo deklaratë është tregues se në Siri është hyrë në një periudhë të re.
“Ne si Turqi do të bëjmë atë që na takon në lidhje me Sirinë” bëri të ditur Kryeministri Erdoan dhe tërhoqi vëmendjen në samitin e G-20-ës që do të mbahet në Meksikë.
“Ne si liderët, kryetarët e shteteve dhe qeverive aty do të zhvillojmë bisedime të ngushta. Pas këtyre bisedimeve do të përcaktojmë hartën tonë rrugore në lidhje me hapat që do të hidhen”./trt/