Kryeministri Sirian Wael ek Halaqi thotë se Qeveria e Sirisë ka mirëpritur çdo iniciativë për bisedime, për t'i dhënë fund gjakderdhjes në vend, pasi i dërguari i OKB-së Lahkdar Brahimi tha se ai kishte një plan paqeje të pranueshëm për fuqitë botërore.
Kryeministri Wael el-Halaqi tha të hënën se konflikti duhet të zgjidhet vetëm nga populli sirian , pa presione të jashtme, ose dekrete.
"Qeveria po punon për të mbështetur projektin e pajtimit kombëtar dhe do ti përgjigjet për çdo nisme rajonale ose ndërkombëtare, që do të zgjidhte krizën aktuale përmes dialogut dhe mjeteve paqësore, dhe për të parandaluar ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme të Sirisë", tha ai.
Ndërsa iDërguari Special i OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi ,tha të dielën se ai kishte hartuar një plan armëpushimi "që mund të miratohet nga bashkësia ndërkombëtare", por që ky nuk u pranua nga opozita, e cila këmbëngul në largimin e presidentit Bashar al-Asad përpara çdo dialogu që mund të bëhet.
Zyrtarët e regjimit dhe mediat shtetërore kanë kategorizuar kohë më parë aktivistët si “rebelëve të armatosur” apo "terroristë", të financuar nga rivalët e Gjirit të Katarit dhe Arabisë Saudite, Turqisë dhe ish aleatët e Perëndimit.
/mesazhi/