Në botë ka 1 miliard njerëz që përdorin Facebook–un. Përdoruesit mund të krijojnë një profil, të bisedojnë me miq nga i gjithë globi dhe të lidhen dhe komunikojnë me të dashurit e tyre që kanë vite pa folur. Në faqet e tyre, ata mund të shkruajnë statuse apo dhe të bëjnë postime në faqen e miqve të tyre. Në këtë listë jepen dhjetë arsyet kryesore pse njerëzit shkruajnë statuse me qëllim që të japin informacion. Ngrini dorën nëse e identifikoni veten me ndonjërën prej tyre! Kjo listë nuk është për ata njerëz që shkruajnë statuse të përditshme dhe që janë të varur nga rrjeti social.
1 – Humbja e një objekti me vlerë
Humbja e një objekti të çmuar pas një nate jashtë, mund t’i ketë ndodhur çdonjërit prej nesh. Ju ktheni përmbys shtëpinë, çantën, makinën dhe xhepat tuaj për të gjetur këtë objekt. Madje ju bëni dhe përpjekje për të telefonuar çdo numër të mundshëm në telefonin tuaj për të zbuluar nëse dikush prej tyre e ka parë atë që ju kërkoni. Facebook–u është zgjidhja e shumë problemeve kur bëhet fjalë për objektet e humbura. Që në momentin që një status në profilin tuaj, që tregon se ju keni humbur diçka, miqtë tuaj do ta lexojnë atë. Ata komentojnë në status dhe përpiqen të ndihmojnë në gjetjen e asaj që ka humbur. Ju nuk jeni në gjendje të kontaktoni dhe me çdo person që keni në listën tuaj të telefonit, ndërkohë që mund t’i gjeni ata në Facebook.
2 – I zënë / I padisponueshëm
“Dikush argëtohet duke i rënë telefonit tim çdo ditë gjatë tre ditëve të fundit, dhe pyes kush mund të jetë?” Sa herë jeni ndërprerë ndërkohë që keni qenë në mbledhje ose një darkë me anëtarët e familjes? Ose sa herë jeni bezdisur dhe shqetësuar nga telefonata jo urgjente? Ka miliona njerëz që shqetësohen dhe frustrohen nga këto telefonata të papërshtatshme dhe përpjekje për t’u kontaktuar. Shumë përdorues të Facebook–ut, nëpërmjet shkrimit të një statusi, do të dëshironin që t’u bënin të njohur miqve të tyre që ata janë të padisponueshëm në momente të caktuara. Kështu ata përdorin statuse të tilla për të tejçuar mesazhin. Duke qenë se pjesa më e madhe e miqve të tyre lexojnë postet më të hershme dhe ai iu shfaqet në faqen e tyre të postimeve më të fundit, çdokush ka mundësinë ta lexojë këtë mesazh.
3 – Debate për çështje politike
Një shembull perfekt për të paraqitur rastin e personave që shkruajnë lidhur me çështje të debatueshme politike, është rasti i Zgjedhjeve Federale të 2011s në Kanada. Statuset e Facebook–ut kishin si temë të vetme, u mbipopulluan, me arsye se pse një figurë politike duhej të fitonte gjatë këtyre zgjedhjeve. Kjo gjë sigurisht që krijon një debat, intelektual ose jo, ndërmjet miqve të cilët bien dakord ose e kundërshtojnë statusin. Pjesa më e madhe e përdoruesve të Facebook–ut përfshihen në këto debate politike, dhe sigurisht që shkruajnë statuse lidhur me besimet e tyre dhe mbrojnë në emër të tyre. Në Shqipëri në fakt këto janë debatet më të shumta që has në Facebook.
4 – Lojëra
Lojëra të ndryshme në Facebook të tilla si CafeWorld, Farmville dhe Mbretëria Kamelot nxisin varësi. Përdoruesit e Facebook–ut janë të shpejtë në modifikimin e tyre të statusit të Facebook–ut për të njoftuar të tjerët lidhur me nevojën për ndihmën e tyre për të avancuar në lojën e tyre të preferuar. Pavarësisht faktit nëse ata po ndërtojnë një shtëpi në Farmville, një qytet në Cityville apo një dhomë hoteli me aksesorë të ndryshëm në Hotelville, përdoruesit kanë tendencën të jenë të paduruar kur bëhet fjalë për të pritur që kërkesa e tyre e lojës të pranohet. Ata mbushin faqet e tyre me kërkesa për lojëra të tilla dhe vazhdimisht shkruajnë statuse duke specifikuar misionin dhe nevojat e tyre të lojës. Gjithashtu ata ndajnë shpërblimet që fitojnë në lojë me qëllim që të mund marrin më shumë kërkesa.
5 – Vdekje
Në rastet kur individët përballen me humbjen e një personi të dashur apo të njohur, shpeshherë ata përpiqen të informojnë të tjerët. Statuse të tilla në Facebook shkruhen nga përdorues të ndryshëm për të dhënë informacione të tilla si lajmërimet e vdekjes, çështje të lidhura me varrimin dhe informacione të tjera të kësaj natyre. Për më tepër, përdorues të ndryshëm u ofrojnë mënyra të individëve që të mund të shprehin ngushëllimet e tyre dhe mbështetje. Duke qenë se pjesa më e madhe e përdoruesve të Facebook–ut e përdorin atë të paktën një herë në ditë, ata janë të gatshëm të lexojnë komentet dhe të marrin mesazhet.
6 – Mërzitja
Arsyeja më e pakëndshme që një përdorues të shkruajë një status të ri në Facebook është për faktin që ai është i/e mërzitur. Ka patur shumë raste kur përdorues të ndryshëm shkruajnë se do donin që të mos binte shi jashtë ose që janë shumë të lodhur. Ata shkruajnë gjëra të vogla dhe të detajuara, me qëllim që të tërheqin vëmendjen e personave që lexojnë statusin e tyre. Për më tepër, ata shpresojnë që të fillojnë një bisedë me dikë tjetër për të kaluar kohën. Shkrimi i një statusi për shkak të kësaj arsyeje, zakonisht përcjell një imazh dhe përshtypje jo të mirë mbi personin që e shkruan atë. Përdoruesit e Facebook–ut këshillohen që të mos veprojnë në këtë mënyrë pasi duket si një përpjekje e dëshpëruar për të tërhequr vëmendjen në një mënyrë jo të përshtatshme.
7 – Ndodhi entuziazmuese
Një pjesë e madhe e përdoruesve të Facebook–ut shkruajnë statuse në mënyrë që të ndajnë “lajmet e mira” që kanë marrë. Në çdo moment që një përdorues gjen një punë të re ose fejohet, bashkë me të vjen dhe një status në Facebook, me qëllim që: 1) të ndihmojë ata që të marrin mirënjohjen që ata meritojnë nga miqtë; dhe 2) që t’i lejojë ata që të ndihen disi narcizë. Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë që të tërheqin vëmendjen e dikujt dhe dëshirojnë që të mund ta thonë me zë të lartë atë që po u ndodh. Kjo është diçka e pranueshme për sa kohë që nuk përsëritet shpesh.
8 – Ndodhi të pakëndshme
Ka patur raste kur përdorues të Facebook–ut nuk kanë qenë dakord me disa lajme specifike apo ngjarje të caktuara dhe në mënyrë aktive kanë shprehur mendimin e tyre. Nëse një aktor i shkëlqyer nuk fitoi një çmim që ai meritonte, apo një artist nuk u votua për atë që përcolli, përdoruesit e Facebook–ut përdorin statuset e tyre, në mënyrë të vazhdueshme, për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Ata krijojnë debate që përpiqen të ndërgjegjësojnë popullatën në përgjithësi. Tashmë nuk është e nevojshme që njerëzit të flasin individualisht në telefon për diçka që ka ndodhur. Statuset e Facebook–ut ofrojnë mundësi të pafundme për të ndarë mendimet.
9 – Citatet e preferuara
Përdoruesit e Facebook–ut “bombardojnë” statuset e tyre me citate të zakonshme që ata kanë lexuar apo dëgjuar në lajme, në rrugë, në një libër apo dhe në vendin e tyre të punës. Këto citime janë të rëndësishme për ta dhe shpeshherë përdoren për të nxitur reagime rreth ngjarjeve të ndryshme që ndodhin në botë. Një nga citatet e përdorura nga një përdorues është shprehja e Sokratit “Sa më shumë mësoj, më shumë mësoj se sa pak di” për të shprehur pakënaqësitë e tij. Dhe në përgjithësi, një status i tillë bëhet i famshëm, duke u bërë objekt i komenteve të pafundme të përdoruesve të Facebook–ut.
10 – Keni “ngecur”
Ju sapo keni bërë dush, jeni veshur dhe jeni bërë gati për të dalë. Makina juaj prishet dhe nuk jeni në gjendje që të shkoni në destinacionin tuaj. Ju bëni të pamundurën që të gjeni një mënyrë që të mund të shkoni atje, duke telefonuar të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Por të gjitha makinat janë plot dhe askush nuk ka mundësi t’ju marrë me vete. Dhe në këtë moment ju hyni në Facebook dhe shkruani një status që t’u bëni të qartë të tjerëve se keni mbetur në rrugë dhe keni nevojë për ndihmë që të dilni nga situata.