Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Analiz] Operacioni anti-ryshfet përpjekje për grushtet | |
Një gazetar i gazetës turke “Zaman”, e cila është në pronësi të udhëheqësit të Lëvizjes Hizmet, Fethullah Gylen, i përshkroi operacionet ‘anti-ryshfet’ të 17-të dhjetorit si një përpjekje për grusht shteti. Gazetari i gazetës Zaman, Etjen Mahxhupjan tha për gazetën e përditshme pro-qeveritare, Yenisafak se operacioni është kryer për të rrëzuar qeverinë e Kryeministrit, Rexhep Tajip Ergogan. Ndërkohë, Mahcupyan ka kritikuar Fethullah Gylen për shkak të sjelljes së tij Politike, duke thënë se mesazhet e tij largojnë atë nga identitetin e tij fetar. “Në qoftë se Gyleni do të qëndrojë si një udhëheqës fetar, ai do të jetë më prestigjioz se sot” u shpreh Mahxhupjan. Javën e kaluar, Mahxhupjan la të kuptohet se 25 % e anëtarëve të Lëvizjes Hizmet, të cilët ishin mbështetës të Partisë AK, po planifikonin të japin votat e tyre për partinë opozitare CHP në zgjedhjet lokale të marsit. Lëvizja Hizmet është akuzuar për formimin e një “shteti paralel” i cili ka infiltruar dhe në kontrollin e departamenteve të tëra shtetërore, duke përfshirë forcat e policisë dhe gjyqësorin. (agjensitë) | |
|