Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Speciale] Libër udhëzues për tifozët muslimanë për Kupen e Botës – 2014 | |
- Një libër (broshurë) i veçantë udhëzues është botuar në Brazil për tifozët muslimanë për Kupën e Botës ‘Brazil 2014’ I titulluar "Selam Brazil", broshura ka 32 - faqe është botuar nga Bashkimi i Shoqatave Islamike të Brazilit në bashkëpunim me ambasadën e Omanit në këtë shtet në Amerikën e Jugut. Kryetari i Bashkimit të Shoqatave Islamike të Brazilit, Muhammed Husein el- Zukbi tha se broshura i ofron tifozëve muslimanë adresat e qendrave islame, xhamive, restorantet hallall dhe qendrat argëtuese për aktivitete, aktivitete të cilat janë në përputhje me ligjet e Sheriatit Islam. Ai tha se broshura, gjithashtu, përmban një histori të shkurtër të pranisë së Islamit në Brazil dhe për kulturën e muslimanëve brazilianë. Sipas Muhammed Al- Zukbi, kopjet e broshurës "Selam Brazil" janë ofruar pranë të gjitha linjave ajrore në vendet islame dhe arabe që do të shpërndahen në mesin e udhëtarëve muslimanë që udhëtojnë për në Brazil . Algjeria, Republika Islamike e Iranit dhe Bosnja e Hercegovina janë shtete muslimane ekipet e futbollit të këtyre shteteve do të jenë të pranishme në Kupën e Botës -FIFA 2014. Gjithashtu, një numër i ekipeve të tjera, duke përfshirë Francën, Bregun e Fildishtë dhe Kamerunin kanë lojtarë muslimanë. Kupa e Botës –FIFA 2014 do të fillojë me një ceremoni më 12 qershor. Ndeshja e hapjes do të jetë në mes Brazilit dhe Kroacisë, ditën e premte më 13 qershor 2014. Një total prej 32 ekipeve të ndara në tetë grupe do të konkurrojnë për trofeun e lakmuar të Kupës së Botës në Brazil. Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI:
| |
|