Një gjë e shëmtuar është edhe të folurit shumë. Kjo cilësi e keqe
paraqet ate se personi që flet shumë, ose përmes shfaqjes së "diturisë
së shumtë" dëshmon pakësinë e dijes që zotëron ose me oratorinë e vet
synon që njerëzve t'u bëhet lider.
Mënyra e evitimit të kësaj të mete:
Besimi i padyshimtë në atë se tek Alahu shënohen gjërat që njeriu i
flet dhe se ai do të merret në përgjegjësi për gjithë atë që del prej
ndërmjet dy buzëve. Allahu (subhanehu ve teala) thotë:
"Pa dyshim që mbi ju janë ruajtësit për t'ju vëzhguar ju. Të nderuarit që shkruajnë (veprat tuaja)." (el-Fatir,10-11)
"Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues tij i gatshëm (për ta shënuar atë)." (Kaf,18)
Belaja (sprovimi) varet prej fjalës së thënë.
Lidhur me këtë i Dërguari i Zotit ka thënë : "Njerëzit hudhen ne
xhhennem kryengulas vetëm për shkak të së fituarës me gjuhët e tyre."
Transmetojnë Tirmidhiu, Ibën Maxhe, Ahmed bin Hanbeli dhe Hakimi. Me
fjalët "për shkak të së fituarës me gjuhet e tyre" nënkuptohen sharja,
shpifja, fyerja, përgojimi, bartja e fjalëve etj.
Gjithashtui Dërguari ka thënë:
"Bisedat e njeriut shkojnë në dëm të tij. Me përjashtim të bisedave në të cilat urdhërohet e mira dhe ndalohet e keqja."
Allahu ( subhanehu ve teala) në lidhje me tubimet dhe diskutimet e fshehta thotë :
"Nuk ka asgjë të mirë në shumicën e bisedave të tyre të fshehta, përveq
atij i cili urdhëron për sadaka, apo për ndonjë të mirë, apo për pajtim
ndërmjet njerëzve." (EN-nISA'.114)